Skip to content
Kryesore

Tragjedi në Shëngjin/ Përplasen dy skafe te Rana e Hedhun, humb jetën 25-vjeçari

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ujor është regjistruar në Shëngjin, ku përplasja mes dy skafeve ka shkaktuar vdekjen e një 25-vjeçari dhe plagosjen e një personi tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ranës së Hedhun, ku për rrethana që ende po hetohen, dy mjetet lundruese janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, 25-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Ky i fundit është transportuar në Spitalin e Lezhës, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat po vijojnë veprimet për nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident.

Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen e dy skafeve.