Skip to content
Kryesore

Çahet tubacioni në Unazën e Madhe, Lundra dhe Farka mbeten pa ujë

· 1 min lexim

Një tubacion uji është çarë në Unazën e Madhe, në aksin rrugor drejt TEG-ut, duke shkaktuar probleme me furnizimin me ujë dhe qarkullimin në zonë.

Sipas raportimeve, si pasojë e defektit është ndërprerë furnizimi me ujë për banorët e Farkës dhe Lundrës.

Çarja e tubacionit ka sjellë gjithashtu rrjedhje të konsiderueshme uji në rrugë, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe duke penguar fushëpamjen e drejtuesve të automjeteve që kalojnë në këtë aks.

Mësohet se puna për riparimin e defektit ka nisur. Deri më tani, Ujësjellës Kanalizime Tiranë nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar lidhur me incidentin dhe kohën kur pritet të rikthehet normalisht furnizimi me ujë në zonat e prekura.