Skip to content
Kryesore

Konsumoi fostoksinë dhe bar miu, humb jetën në spital 38-vjeçari nga Berati

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën pasi kishte konsumuar dy lloje pesticidesh në banesën e tij.

Viktima, me inicialet I.T., banues në lagjen “Barrikadë” në Berat, në kushte të rënduara depresioni kishte pirë një sasi të konsiderueshme helmesh.

Ai u gjet në gjendje të rëndë nga familjarët dhe u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, 38-vjeçari ndërroi jetë rreth dy orë më vonë.

Pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, rezultoi se I.T. kishte konsumuar dy lloje helmesh, fostoksinë dhe bar miu.

Policia konfirmon se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.