Skip to content
Kryesore

Cërriku kundër shkrirjes me Elbasanin, banorët nisin peticionin: Duam bashki më vete

· 1 min lexim

Në Cërrik ka nisur firmosja e një peticioni kundër propozimit për ndarjen e re territoriale, që parashikon shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Elbasanin.

Banorët kundërshtojnë propozimin dhe kërkojnë që Cërriku të vijojë të funksionojë si bashki më vete. Sipas organizatorëve, peticioni me firmat e qytetarëve do t’u dërgohet institucioneve vendase, por edhe atyre ndërkombëtare.

Për qarkun e Elbasanit, PS ka propozuar shkrirjen e tri bashkive. Sipas propozimit, Cërriku dhe Belshi do të bashkohen me Bashkinë Elbasan, ndërsa Përrenjasi propozohet të bashkohet me Librazhdin.

Propozimet kanë sjellë kundërshtime dhe organizime qytetare në bashkitë e prekura. Ndërkohë, vetë bashkitë kanë nisur dëgjesat me qytetarët lidhur me ndryshimet e propozuara në hartën territoriale.