Skip to content
Kryesore

Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 66-të, qytetarët mblidhen sërish në Tiranë: Kërkohet dorëheqja e Ramës

· 2 min lexim

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 66-të.

Lëvizja nisi si reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec, por më pas u shndërrua në një protestë të vazhdueshme me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim, ndërsa në tubime kanë marrë pjesë qytetarë të të gjitha moshave, përfshirë studentë, aktivistë, profesionistë, të moshuar, fëmijë dhe turistë.

Protestuesit kërkojnë plotësimin e pesë kërkesave të tyre, mes të cilave dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. Gjatë javëve të fundit, marshimet janë zhvilluar në rrugët kryesore të Tiranës, me ndalesa edhe pranë institucioneve si Parlamenti dhe SPAK, ku janë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve dhe institucionit të drejtësisë, që duhet të veprojë sa më parë.

Edhe sot pritet të dëgjohen thirrjet që kanë shoqëruar protestat që nga nisja e tyre, si: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe “Ju erdhi fundi”.