Skip to content
Kryesore

“Mos e prekni Dimalin”/ Protestë kundër Reformës Territoriale, administratori i Kutallisë jep dorëheqjen

· 1 min lexim

Banorët e Dimalit kanë dalë këtë të hënë në protestë kundër ndryshimeve të propozuara në kuadër të Reformës Territoriale, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj planit për bashkimin e Dimalit me Bashkinë Berat.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën në qendër të qytetit me pankarta dhe postera në duar, ndërsa përcollën mesazhin e tyre përmes thirrjes: “Mos e prekni Dimalin”. Sipas protestuesve, ndryshimet e propozuara cenojnë identitetin dhe të ardhmen e bashkisë.

Gjatë zhvillimit të protestës është regjistruar edhe një zhvillim i papritur. Administratori i Njësisë Administrative të Kutallisë, Miço Rakazia, ka dhënë dorëheqjen.

Protesta në Dimal vjen në vijim të reagimeve që po shfaqen në disa bashki të vendit kundër hartës së re të Reformës Territoriale, ndërsa banorët kërkojnë që zëri i tyre të merret në konsideratë përpara se të miratohen ndryshimet.