Spanja shkruan historinë, fiton Botërorin për herë të dytë dhe vendos një rekord të paprecedentë

Spanja është kampionia e re e botës dhe triumfi në Botërorin 2026 vjen i shoqëruar edhe me një rekord historik që asnjë kombëtare nuk e kishte arritur më parë.
Me fitoren 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e madhe, “La Roja” e mbylli turneun me vetëm një gol të pësuar në tetë ndeshje, duke regjistruar mbrojtjen më të mirë të një skuadre kampione në historinë e Kupës së Botës.
Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente ngriti për herë të dytë në histori trofeun më të rëndësishëm të futbollit, pas një finaleje shumë të luftuar që u vendos vetëm në kohën shtesë.
Heroi i mbrëmjes ishte Ferran Torres, i cili në minutën e 106-të përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe e dërgoi në rrjetë, duke i dhënë Spanjës golin e fitores dhe titullin e kampiones së botës.
Koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola, ndërsa Spanja ishte skuadra që krijoi më shumë raste për shënim. Portieri Emiliano Martinez mbajti Argjentinën në lojë me disa pritje vendimtare ndaj Lamine Yamal, Dani Olmo, Ferran Torres dhe Aymeric Laporte, por nuk arriti të shmangte golin që vendosi fatin e finales.
Përveç trofeut të dytë botëror, Spanja largohet nga Botërori 2026 edhe si skuadra me mbrojtjen më të mirë që ka pasur ndonjëherë një kampione bote, me vetëm një gol të pësuar gjatë gjithë turneut.