Skip to content
Kryesore

PD kallëzon Ramën në SPAK për fondin e koncertit të Kanye West, dorëzon si provë librin “Albanian Files”

· 1 min lexim

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar nisjen e një hetimi për atë që opozita e konsideron si shkelje të lidhura me financimin e koncertit të Kanye West nga fondi rezervë i shtetit.

Në kallëzimin e firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, opozita i referohet edhe librit “The Albanian Files: Freedom and Architecture” (“Dosjet shqiptare: Liria dhe Arkitektura”), të redaktuar nga Anneke Abhelakh, duke e paraqitur atë si një nga materialet që, sipas saj, lidhet me çështjen objekt të kallëzimit.

Dokumenti është depozituar në SPAK një ditë më parë. Tashmë i takon Prokurorisë së Posaçme të shqyrtojë materialin dhe të vendosë nëse do të regjistrojë procedimin penal dhe do të nisë hetimet.