Skip to content
Kryesore

Nëse protesta është “kaq e vogël”, pse po shpikni qytetarë fake?

· 1 min lexim

Ka një pyetje që qeveria nuk i përgjigjet dot.

Nëse protesta është e vogël, e dështuar dhe pa mbështetje, pse po harxhon kaq shumë energji për ta luftuar?

Nëse sheshi është bosh, pse duhen qindra komente identike?

Nëse qytetarët nuk e mbështesin protestën, pse duhen profile fallco, faqe anonime dhe një makineri e tërë propagande për ta bindur publikun se protesta nuk vlen?

Kjo është kontradikta që e tradhton pushtetin.

Nga njëra anë, protesta paraqitet si e parëndësishme.

Nga ana tjetër, çdo postim mbushet me të njëjtat komente, të njëjtat fjali, të njëjtat sulme dhe të njëjtën përpjekje për të mbytur çdo debat.

Një qeveri që ndihet e sigurt nuk prodhon qytetarë virtualë.

Një qeveri që ka mbështetje reale nuk ka nevojë të mbushë rrjetet sociale me profile pa identitet për të bindur njerëzit se “jeni pak”, “nuk ia vlen” apo “protesta ka mbaruar”.

Sepse në momentin që detyrohesh të shpikësh qytetarë fame për të luftuar popullin, ke pranuar se ke humbur luftën me qytetarët e vërtetë!