Skip to content
Uncategorized

Pse heshtet për Shefqet Kastratin? Oligarku që mungon në çdo debat për protestën

· 2 min lexim

Prej një muaji, protesta ka prodhuar akuza, denoncime dhe përplasje të forta politike. Janë përmendur ministra, kryeministri, investitorë të huaj, kompani dhe institucione. Janë hedhur akuza nga më të ndryshmet, ndërsa debati publik është mbushur me emra dhe përgjegjësi.

Kushner deklaroi se nuk është investitor, ndërsa libri “The Albanian Files” po e provon këtë, me të vërteta tronditëse.

Por mes gjithë kësaj zhurme, një emër pothuajse nuk dëgjohet: Shefqet Kastrati.

Në terren janë parë roje private, gardhe dhe makineri të lidhura me kompanitë e grupit të tij, ndërsa pamjet kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale. Megjithatë, në një pjesë të madhe të raportimeve mediatike, fokusi ka mbetur te politika, duke lënë në plan të dytë rolin e biznesit privat që lidhet me zhvillimet në terren.

Pse emri i një prej oligarkëve më të fuqishëm të vendit nuk përmendet askund?

Nëse protesta ngre akuza për mënyrën se si janë administruar pronat publike, projektet strategjike, koncesionet dhe marrëdhëniet mes politikës dhe biznesit, atëherë debati nuk kufizohet vetëm te qeveria. Ai duhet të përfshijë edhe aktorët ekonomikë që kanë përfituar ose janë bërë pjesë e këtyre projekteve.

Nëse protesta flet për korrupsionin, nuk mund të harrojë ata që kanë përfituar nga korrupsioni. Gjithçka që është rritur nën mbrojtjen e pushtetit.

Një pjesë e madhe e mediave janë të lidhura me të njëjtat interesa që protesta po kundërshton, ndaj kur vjen puna tek oligarku Kastrati, nis heshtja. Një heshtje e frikshme që vërteton çdo ditë se këto media paguhen prej tij.

S’të duhet shumë punë t’i dallosh. Mediat e shitura janë pikërisht ato që këtë emër nuk e zunë kurrë me gojë, deri më sot në ditën e 27-të të protestës!