Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I dënuar me 10 vite burg, si doli i lirë? Ky është autori i vrasjes së efektivit në Maliq, e qëlloi me plumb në kokë

10:26 04/06/2026
Reading Time: 2 min lexim
Screenshot

Screenshot

Detaje të reja dalin nga ngjarja tragjike e ndodhur në Lozhan të Maliqit, ku efektivi i Forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, u vra gjatë një operacioni policor, ndërsa kolegu i tij Edison Adri mbeti i plagosur.

Autori i krimit është identifikuar si Violand Braçellari, i datëlindjes 1983, një person me precedentë të rëndë kriminalë, i cili rezulton i dënuar me 10 vite burg për trafik narkotikësh. Sipas të dhënave paraprake, Braçellari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë, duke goditur efektivin Enea Mekolli me plumb në kokë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, i plagosur ka mbetur edhe vetë autori.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me faktin se si Braçellari ndodhej i lirë, ndërsa ndaj tij ekzistonte një dënim me 10 vite burg, i lënë në fuqi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

43-vjeçari konsiderohej një person me rrezikshmëri të lartë dhe ishte i njohur për autoritetet për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale. Në vitin 2017, Gjykata e Korçës e dënoi me 10 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, vendim që më pas u konfirmua edhe nga Apeli dhe Gjykata e Lartë, e cila e la në fuqi dënimin në janar të vitit 2024.

Historia e tij me drejtësinë nis më herët. Në vitin 2011 ndaj Braçellarit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ai u vu nën hetim pas informacioneve se merrej me trafik narkotikësh. Më 29 shtator 2015, policia organizoi një operacion në zonën e quajtur “Çezma e Senishtit” në Korçë, ku u kontrolluan automjete të dyshuara dhe mes personave të ndaluar ishte edhe Violand Braçellari.

Gjatë kontrollit, policia gjeti qese plastike dhe doreza kirurgjikale, ndërsa nga verifikimi i telefonit të tij u zbuluan foto dhe video që, sipas dosjes hetimore, tregonin lëndë narkotike cannabis sativa të kultivuara, transportuara dhe në proces tharjeje.

Po ashtu, nga përgjimet telefonike rezultonte se ai komunikonte me persona të identifikuar si “Sandri” dhe “Toni” për tharjen dhe transportimin e lëndëve narkotike. Më vonë, gjatë kontrollit në një banesë që përdorej prej tij në Lozhan të Sipërm, policia gjeti mbetje të cannabis sativa.

Edhe pas dënimit për trafik droge, Braçellari vijoi të kishte probleme me drejtësinë. Në vitin 2024 ai u mor i pandehur nga Prokuroria e Korçës për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje” ndaj shtetasit Valdet Bezhani. Në janar 2026, Gjykata e Korçës urdhëroi njoftimin e tij për një seancë gjyqësore, pasi nuk ishte gjetur në adresën e banimit në Lozhan.

Të tjera

Dosja “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash
Aktualitet

Dosja “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme...

10:54 04/06/2026
Tragjedi në Maliq: Vritet në krye të detyrës efektivi i Policisë, 34-vjeçari Enea Mekolli; shpallet “Dëshmor i Atdheut”/ Si ndodhi ngjarja
Aktualitet

Tragjedi në Maliq: Vritet në krye të detyrës efektivi i Policisë, 34-vjeçari Enea Mekolli; shpallet “Dëshmor i Atdheut”/ Si ndodhi ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të enjte Policinë e Shtetit. Efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli,...

09:58 04/06/2026
Para
Dosja “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash

Dosja “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dosja “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash

Dosja “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash

10:54 04/06/2026
I dënuar me 10 vite burg, si doli i lirë? Ky është autori i vrasjes së efektivit në Maliq, e qëlloi me plumb në kokë

I dënuar me 10 vite burg, si doli i lirë? Ky është autori i vrasjes së efektivit në Maliq, e qëlloi me plumb në kokë

10:26 04/06/2026
Tragjedi në Maliq: Vritet në krye të detyrës efektivi i Policisë, 34-vjeçari Enea Mekolli; shpallet “Dëshmor i Atdheut”/ Si ndodhi ngjarja

Tragjedi në Maliq: Vritet në krye të detyrës efektivi i Policisë, 34-vjeçari Enea Mekolli; shpallet “Dëshmor i Atdheut”/ Si ndodhi ngjarja

09:58 04/06/2026
Tragjedi te “Rana e Hedhun” në Shëngjin, mbyten 2 të rinj, 2 të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi te “Rana e Hedhun” në Shëngjin, mbyten 2 të rinj, 2 të tjerë në gjendje të rëndë

17:13 03/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.