Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
Reading Time: 2 min lexim
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

Një anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ka ngritur dyshime të forta për tenderin 9.5 milionë euro të Radiotelevizionit Shqiptar, për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes DVB-T2 për katër vitet e ardhshme.

Në shkresën konfidenciale të publikuar nga “Kapitali”, një nga pesë anëtarët e KVO-së, i caktuar nga vetë RTSH, denoncon se vlera e tenderit të fituar nga “Idea-Tel”, kompania e biznesmenit Idlir Karkini, në bashkim me “Real Com”, është fryrë me rreth 60 për qind krahasuar me çmimin që i njëjti shërbim ka kushtuar në katër vitet e mëparshme.

“I njëjti operator (Idea-Tel) ka kryer me nënkontraktim shërbimin për periudhën 2021-2025 me një çmim prej 5.6 milionë euro pa tvsh. Ndërkohë që për të njëjtin shërbim (e njëjta periudhë dhe objekt pune) ka ofruar 9 milionë euro ose 61 për qind më shumë” thuhet në opinionin denoncues që anëtari i KVO-së i ka bashkëngjitur vlerësimit të fituesit.

Rrjeti DVB-T2 i Radiotelevizionit Shqiptar u ndërtua nga kompania gjermane “Rode & Shwarz” dhe kushtoi 20 milionë euro. Për katër vitet e kaluara, mirëmbajtja iu nënkontraktua “Idea-Tel” për 5.6 milionë euro.

Por tani, kur i njëjti shërbim është prokuruar nga RTSH me tender publik, çmimi është rritur ndjeshëm. Vlera fituese e tenderit nga bashkimi i operatorëve “Idea-Tel” dhe “Real Com” është 899.3 milionë lekë, që me kursin aktual shkon rreth 9.4 milionë euro.

Pra, bëhet fjalë për gati 4 milionë euro më shumë se vlera me të cilën “Idea-Tel” e kreu këtë shërbim në katër vitet e shkuara, si nënkontraktore e kompanisë që ndërtoi të gjithë sistemin.

Sipas shkresës, dyshimet nuk lidhen vetëm me çmimin. Anëtari i KVO-së ngre shqetësimin se tenderi ka qenë thuajse pa garë reale, pasi nga tre ofertat e paraqitura, njëra nuk kishte asnjë dokument, ndërsa oferta e dytë kishte mangësi në autorizimin e prodhuesit.

“Praktikisht numri i ofertave të vlefshme është reduktuar në një duke eliminuar konkurrencën reale. Oferta e fituese e Idea-Tel dhe Real Com është thuajse në nivelin e fondit limit, pa reflektuar ulje të çmimit, çka tregon mungesë të presionit konkurrues,” vijon opinioni i vlerësimit.

Fondi limit i tenderit ishte 906 milionë lekë. “Idea-Tel” dhe “Real Com” u shpallën fituese me 899.3 milionë lekë, ose 99.3 për qind të fondit limit. Në një tender prej 9.5 milionë eurosh, RTSH kurseu vetëm rreth 70 mijë euro.

Në opinionin kundërshtues ngrihen dyshime edhe për kriteret teknike të kompanive fituese.

“Tek Idea-Tel dhe Real Com mungojnë diplomat e universitetit për katër inxhinierë dhe kontratat e punës për të gjithë stafin e deklaruar. Gjithashtu në bazë të informacionit në dosje nuk mund të provohet nëse stafi inxhinierik i të dy kompanive ka eksperiencë të punës në lidhje me sistemet DVB-T2,” thuhet në shkresë.

Pavarësisht kundërshtimeve të një prej anëtarëve të KVO-së, Drejtoria e Përgjithshme e RTSH shpalli fitues bashkimin e kompanive “Idea-Tel” dhe “Real Com”, në një procedurë që sipas denoncimit rezulton pa konkurrencë reale dhe me vlerë të fryrë gati dyfish.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English