Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, “AlbaScan” merr tenderin 1 mld lekë për portet

23:25 06/05/2026
Reading Time: 2 min lexim

Nga Elton Qyno

Teksa kompania “AlbaScan”, prej 22 Prillit 2026 është vënë në sekuestro nga SPAK dhe njëri prej pronarëve të saj, Elisjon Jorgji, është vënë nën hetim, kjo nuk ka ndikuar aspak për të vijuar fitimin e tenderave të tjerë në Administratën Publike.

Edhe pse në gjëndje sekuestro nga SPAK, kompania “AlbaScan” në datën 30 Prill 2026, është shpallur fituese e një tenderi me fond limit prej më shumë se 1.4 milion euro, ku qëllimi është “Instalimi i sistemit elektronik E-Gate për Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit dhe në Portin e Sarandës.

Tenderi rezulton të jetë hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në muajin Shkurt 2026. Në këtë procedurë kanë marrë pjesë disa kompani mes të cilave “Communication Progress” e Gentian Likaj, “PC Store”, “In Continu ET Services Sas”, “Infosoft Systems”, “TCN” e Adrian Shehut, “Novus”, “AlbaScan”, “Image & Communications Development”, “Dermalog Identification Systems” dhe të tjerë.

Ndërsa fituesi është shpallur Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë i lidhur mes dy kompanive, “AlbaScan” e Elision dhe Elton Jorgjit që në këtë format pjesëmarrje (BOE) zotëron 65 për qind të tenderit dhe “Image & Communications Development” e Igli Gjelishtit, që zotëron 35 për qind të tenderit.
Këto dy kompani janë shpallur fituese nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, duke çuar ofertën ekonomike prej 1 milion euro me qëllim kryerjen e këtij shërbimi në dy Portet Shqiptare, atë të Durrësit dhe Sarandës.

Ndërsa u s’kualifikuan nga pjesëmarrja ofertuesit si “Infosoft Systems”, “Novus”, “PC Store”, “TCN” e të tjera. Ky është tenderi i parë që “AlbaScan” fiton edhe pse kompania dhe llogaritë e saj janë vendosur në sekuestro nga SPAK, për çështjen hetimore të paracaktimit të tenderave publikë që janë zhvilluar nga AKSHI.

Kompania “AlbaScan” është një shoqëri që ka fituar dhe tendera në SPAK me vlerë prej 1 miliard lekësh. Ndërkohë tashmë do implementojë një tjetër projekt me Igli Gjelishtin, atë të ndërtimin të portave elektronike në terminalin e portit të Durrësit dhe Sarandës.

Sipas dokumenteve të tenderit, objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është projektimi, zhvillimi dhe implementimi i sistemit elektronik “Border Controller”, i cili do të mundësojë verifikimin e automatizuar të udhëtareve në 2 pika kufitare portuale të Republikës së Shqipërisë, Porti i Durrësit dhe Porti i Sarandës, me mundësi zgjerimi në të ardhmen në pikat e tjera kufitare detare apo tokësore.

Në dokumente thuhet se sistemi do të ndërtohet mbi teknologjinë moderne dhe arkitekturë të sigurte, duke përdorur pajisje inteligjente për lexim dokumentesh, kapje të imazheve në kohë reale dhe validim biometrik.

Ky projekt synon të sigurojë rritjen e sigurisë kufitare, lehtësimin e procedurave të kalimit dhe rritjen e efikasitetit operacional, duke garantuar integritet, konfidencialitetin dhe disponueshmërinë e të dhënave personale, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë kufitare dhe mbrojtjes së të dhënave.

Mësohet se e njëjta teknologji është implementuar dhe në Pikën e Kalimit Kufitar në Aeroportin e Rinasit.

Të tjera

Katër vendime brenda ditës, si i ‘dhuroi’ Balluku 120 milion € kompanisë Bankers
Aktualitet

Katër vendime brenda ditës, si i ‘dhuroi’ Balluku 120 milion € kompanisë Bankers

PLUG Deri më sot kemi investiguar disa nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit, e ku protagonistë kanë...

23:08 06/05/2026
Noizy në GJKKO për dosjen e Laert Haxhiut, kërkohet dëshmia e Cllevios dhe babait të reperit
Aktualitet

Noizy në GJKKO për dosjen e Laert Haxhiut, kërkohet dëshmia e Cllevios dhe babait të reperit

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”, u paraqit këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër...

12:24 06/05/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, “AlbaScan” merr tenderin 1 mld lekë për portet

Në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, “AlbaScan” merr tenderin 1 mld lekë për portet

23:25 06/05/2026
Katër vendime brenda ditës, si i ‘dhuroi’ Balluku 120 milion € kompanisë Bankers

Katër vendime brenda ditës, si i ‘dhuroi’ Balluku 120 milion € kompanisë Bankers

23:08 06/05/2026
Noizy në GJKKO për dosjen e Laert Haxhiut, kërkohet dëshmia e Cllevios dhe babait të reperit

Noizy në GJKKO për dosjen e Laert Haxhiut, kërkohet dëshmia e Cllevios dhe babait të reperit

12:24 06/05/2026
Pas tragjedisë me dy të miturit në Durrës, Policia Rrugore me masa të reja: Dronë, radarë dhe kontrolle për shpejtësinë

Pas tragjedisë me dy të miturit në Durrës, Policia Rrugore me masa të reja: Dronë, radarë dhe kontrolle për shpejtësinë

11:59 06/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.