Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tirana kap Milanon për çmimet e apartamenteve, por jo për pagat: Kryeqyteti i 4-ti më i shtrenjtë në Europë

15:13 29/04/2026
Reading Time: 3 min lexim

Tirana është bërë një nga kryeqytetet më të shtrenjta të Europës për blerjen e apartamenteve, kur çmimet maten në raport me fuqinë blerëse të qytetarëve. Me çmimet mesatare që kanë kaluar 2 mijë euro për metër katror dhe me paga që janë rritur shumë më ngadalë, kryeqyteti shqiptar ka arritur nivelin e Milanos për përballueshmërinë e banesave.

Sipas të dhënave më të fundit të Numbeo për vitin 2026, raporti çmim ndaj të ardhurave në Tiranë ka arritur në 17.6 vite. Ky tregues mat sa vite të ardhura familjare duhen për të blerë një apartament mesatar. Sa më i lartë të jetë raporti, aq më e vështirë bëhet blerja e një banese.

Me këtë nivel, Tirana renditet si kryeqyteti i katërt më i shtrenjtë në Europë, pas Moskës me 22 vite, Lisbonës me 19.2 vite dhe Pragës me 18.6 vite. Kryeqyteti shqiptar ka lënë pas edhe Beogradin, i cili deri tani konsiderohej më i shtrenjti në rajon sipas fuqisë blerëse, me 16.4 vite.

Tirana është thuajse në të njëjtin nivel me Milanon, ku banorëve u duhen mesatarisht 17.7 vite të ardhura për të blerë një apartament. Por ndryshimi qëndron te arsyeja e shtrenjtimit. Në Milano, rritja e çmimeve lidhet me zgjerimin ekonomik, praninë e kompanive ndërkombëtare, zhvillimin e zonave të reja urbane dhe rritjen e kërkesës nga punonjës me të ardhura më të larta.

Në Tiranë, panorama është tjetër. Rritja e çmimeve nuk është shoqëruar me rritje të ngjashme të pagave, as me hyrje të mëdha investimesh të huaja produktive që do të krijonin vende pune dhe kërkesë reale për banesa apo zyra.

Blerësit vendas po përballen me një hendek gjithnjë e më të madh mes të ardhurave dhe çmimeve të apartamenteve. Për shumë familje, blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e paarritshme, duke i shtyrë drejt qirasë ose duke e shtyrë vendimin për blerje për një kohë të pacaktuar.

Ndërkohë, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme janë përqendruar kryesisht në bregdet, jo në krijimin e kompanive reale që do të rrisnin punësimin dhe kërkesën në kryeqytet. Edhe bizneset shqiptare, në pjesën më të madhe të vogla, nuk krijojnë një bazë të qëndrueshme për tregun e zyrave.

Në këto kushte, rritja e çmimeve në Tiranë ngre dyshime se nuk po mbështetet nga kërkesa reale, por nga “parkimi i parave”, përfshirë para të ardhura nga aktivitete të jashtëligjshme apo korrupsioni. Kjo rrit rrezikun që një pjesë e apartamenteve të reja, sidomos në segmentin e lartë, të mbeten të pashfrytëzuara, edhe pse mund të jenë shitur.

Ndërtimi pritet të zgjerohet edhe më shumë. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për periudhën janar, shkurt 2026 arritën në 11.2 miliardë lekë, rekord historik dhe katër herë më shumë se një vit më parë.

Duke u bazuar në këtë shumë dhe në faktin se kjo taksë përllogaritet në nivelin 4 deri në 8% të vlerës së shitjes së ndërtimeve, në vend janë dhënë leje për ndërtime të reja me vlerë të paktën 1.4 miliardë euro.

Të tjera

Tregtia online nën kontroll: Kush shet pa NIPT dhe të dhëna biznesi rrezikon bllokimin e faqes
Aktualitet

Tregtia online nën kontroll: Kush shet pa NIPT dhe të dhëna biznesi rrezikon bllokimin e faqes

Administrata Tatimore ka paralajmëruar të gjithë personat dhe subjektet që shesin produkte apo shërbime përmes internetit se duhet të regjistrohen...

15:22 29/04/2026
Gjendet makina e dytë e përdorur në vrasjen e çiftit Mujeci, brenda saj dokumente të autorëve të dyshuar
Aktualitet

Gjendet makina e dytë e përdorur në vrasjen e çiftit Mujeci, brenda saj dokumente të autorëve të dyshuar

Policia e Lezhës ka gjetur një tjetër automjet që dyshohet se është përdorur në vrasjen e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit,...

14:51 29/04/2026
Para
Tregtia online nën kontroll: Kush shet pa NIPT dhe të dhëna biznesi rrezikon bllokimin e faqes

Tregtia online nën kontroll: Kush shet pa NIPT dhe të dhëna biznesi rrezikon bllokimin e faqes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tregtia online nën kontroll: Kush shet pa NIPT dhe të dhëna biznesi rrezikon bllokimin e faqes

Tregtia online nën kontroll: Kush shet pa NIPT dhe të dhëna biznesi rrezikon bllokimin e faqes

15:22 29/04/2026
Tirana kap Milanon për çmimet e apartamenteve, por jo për pagat: Kryeqyteti i 4-ti më i shtrenjtë në Europë

Tirana kap Milanon për çmimet e apartamenteve, por jo për pagat: Kryeqyteti i 4-ti më i shtrenjtë në Europë

15:13 29/04/2026
Gjendet makina e dytë e përdorur në vrasjen e çiftit Mujeci, brenda saj dokumente të autorëve të dyshuar

Gjendet makina e dytë e përdorur në vrasjen e çiftit Mujeci, brenda saj dokumente të autorëve të dyshuar

14:51 29/04/2026
Kosova drejt zgjedhjeve të treta të jashtëzakonshme, në tryezë datat 31 maj dhe 7 qershor

Kosova drejt zgjedhjeve të treta të jashtëzakonshme, në tryezë datat 31 maj dhe 7 qershor

13:34 29/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.