Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Paralajmërimet u injoruan: Zhytje 74 cm dhe krisje që po mbulohen në “Durrës Marina”, pasojat mbi blerësit e apartamenteve në ajër

12:10 26/04/2026
Reading Time: 2 min lexim

Denoncime të reja për projektin “Durrës Marina” po hedhin dritë mbi probleme serioze që ngrejnë pikëpyetje të forta për sigurinë dhe transparencën e këtij investimi gjigant. Pas raportimeve për zhytjen deri në 74 centimetra të dy prej godinave të para, tashmë dalin pretendime se në strukturë janë shfaqur krisje që po mbulohen me ndërhyrje të shpejta për t’u maskuar.

Në emisionin “Piranjat” u publikuan dëshmi nga një nënkontraktor i punimeve të betonit, i cili deklaroi se dy pallatet kanë pësuar ulje të konsiderueshme në tokë. Në vijim të këtij rasti të transmetuar, është raportuar edhe një tjetër denoncim që ngre akuza më të rënda: sipas tij, problematikat nuk kufizohen vetëm tek zhytja, por përfshijnë edhe krisje në strukturë që po mbulohen me beton të lëngshëm, në vend që të adresohen.

Po sipas këtyre pretendimeve, gjatë punimeve është gërmuar deri në 180 metra pa u gjetur një shtresë e qëndrueshme, ndërsa kompani të huaja inxhinierike, përfshirë studio zviceriane dhe britanike, dyshohet se janë tërhequr pa ofruar zgjidhje konkrete.

Nëse këto të dhëna rezultojnë të sakta, bëhet fjalë për një rrezik serioz për sigurinë afatgjatë të gjithë projektit.

Por për Gazetën Reforma, kjo situatë nuk është e re. Prej kohësh kemi ngritur zërin dhe kemi raportuar për problematikat që e kanë shoqëruar këtë projekt që nga fillimi, duke u bërë thirrje të vazhdueshme qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos blejnë apartamente në këtë zhvillim.

Që në fazat e para, janë evidentuar praktika të diskutueshme, si shitja e apartamenteve pa leje ndërtimi për shumicën e objekteve dhe kërkimi i parapagimeve për prona që ekzistonin vetëm në plane dhe broshura. Në të njëjtën kohë, çmimet janë rritur në mënyrë të fortë, duke kaluar mbi 3,000 euro për metër katror.

Të dhënat e publikuara më herët tregojnë se nga 9 godinat për të cilat kishin përfunduar shitjet, vetëm 3 dispononin leje ndërtimi. Ndërkohë, kompania kishte arkëtuar 22 milionë euro nga parapagimet e klientëve gjatë vitit 2023, ndërsa investimet reale në terren rezultonin dukshëm më të ulëta. Ky model financimi, i mbështetur kryesisht tek paratë e blerësve dhe jo tek kapitali i garantuar, është raportuar si një risk i lartë për përfundimin e projektit.

Sot, me raportime për zhytje dhe krisje në strukturë, këto shqetësime bëhen edhe më konkrete.

Projekti, i prezantuar si një marinë elitare, rezulton në pjesën më të madhe një zhvillim rezidencial, ndërsa toka publike është vënë në dispozicion me vendim politik. Kjo shton edhe më shumë përgjegjësinë për atë që po ndodh në terren.

Gazeta Reforma ka paralajmëruar vazhdimisht për këto rreziqe dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përfshihen në një projekt me kaq shumë paqartësi. Zhvillimet e fundit tregojnë se këto paralajmërime nuk kanë qenë të pabaza.

Tashmë mbetet që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë me verifikime të plota dhe transparente, për të garantuar sigurinë e strukturave dhe për të mbrojtur interesin e qytetarëve që kanë investuar në këtë projekt.

Të tjera

Erion Veliaj pagoi 430 mijë dollarë për më pak se 1 vit për lobimin në SHBA
Aktualitet

Erion Veliaj pagoi 430 mijë dollarë për më pak se 1 vit për lobimin në SHBA

Nga Vladimir Karaj, BIRN Më 17 shkurt të këtij viti, studioja ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres” i shkroi zyrës së OPDAT...

10:37 16/06/2026
Pse SPAK nuk nxjerr emrin e zyrtarit të lartë të qeverisë Rama që ka qenë në takimin e ‘Arubës’?
Aktualitet

Pse SPAK nuk nxjerr emrin e zyrtarit të lartë të qeverisë Rama që ka qenë në takimin e ‘Arubës’?

Nga Elton Qyno  Një operacion i finalizuar ditën e premte nga prokuroria e Posaçme SPAK, fliste me tonelata të tëra...

10:32 16/06/2026
Para
Atentat me dy viktima në Lezhë, ekzekutohet në lëvizje 39-vjeçari i akuzuar më herët për vrasje dhe bashkëshortja e tij

Atentat me dy viktima në Lezhë, ekzekutohet në lëvizje 39-vjeçari i akuzuar më herët për vrasje dhe bashkëshortja e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Erion Veliaj pagoi 430 mijë dollarë për më pak se 1 vit për lobimin në SHBA

Erion Veliaj pagoi 430 mijë dollarë për më pak se 1 vit për lobimin në SHBA

10:37 16/06/2026
Pse SPAK nuk nxjerr emrin e zyrtarit të lartë të qeverisë Rama që ka qenë në takimin e ‘Arubës’?

Pse SPAK nuk nxjerr emrin e zyrtarit të lartë të qeverisë Rama që ka qenë në takimin e ‘Arubës’?

10:32 16/06/2026
KLSH ngre alarmin për Kadastrën: Prej dy vitesh nuk na lejohet auditimi, ndërhyrje urgjente nga Parlamenti

KLSH ngre alarmin për Kadastrën: Prej dy vitesh nuk na lejohet auditimi, ndërhyrje urgjente nga Parlamenti

10:22 16/06/2026
Kujdes: Zgjedhje të shpejta me rregulla të vjetra janë dalje emergjence për Ramën

Kujdes: Zgjedhje të shpejta me rregulla të vjetra janë dalje emergjence për Ramën

16:21 15/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.