Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Dakordësi” pas kaosit në Tiranë: qytetarët mbajnë barrën, kompanitë marrin subvencione

12:27 16/04/2026
Reading Time: 3 min lexim

Shërbimi i transportit urban në Tiranë pritet të rikthehet në normalitet pas një marrëveshjeje të arritur mes operatorëve privatë dhe institucioneve shtetërore për subvencionimin e naftës. Por kjo “dakordësi” vjen vetëm pas një situate kaotike që ekspozoi thellë problemet strukturore të transportit publik në kryeqytet dhe ngriti pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si menaxhohet ky sektor.

Vetëm një ditë më parë, Tirana përjetoi një nga situatat më problematike në transportin urban, me dhjetëra qytetarë të grumbulluar në çdo stacion, duke pritur për periudha të gjata autobusët që nuk vinin. Shkak u bë vendimi i kompanive të transportit publik për të reduktuar me rreth 40% flotën e mjeteve në qarkullim, një veprim që paralizoi lëvizjen në qytet dhe rëndoi drejtpërdrejt mbi qytetarët.

Kjo nuk është hera e parë që operatorët privatë, të cilët veprojnë në kushte të forta monopoli, përdorin masa të tilla për të ushtruar presion. Situata aktuale vetëm sa konfirmon një realitet të njohur: Tirana ka një nga flotat më të ulëta të autobusëve në raport me popullsinë, shpejtësinë më të ngadaltë të qarkullimit dhe kushte të dobëta për udhëtarët.

Ndërkohë, në vend që të përmirësohet shërbimi, modeli i ndjekur deri më tani ka rënduar edhe më shumë qytetarët. Në vitin 2024, Bashkia e Tiranës vendosi rritjen e çmimit të biletës në 50 lekë, ku 40 lekë paguhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe 10 lekë subvencionohen nga buxheti i bashkisë. Ky vendim u miratua në një mbledhje të Këshillit Bashkiak që zgjati vetëm 11 minuta, ku u akorduan gjithashtu rreth 3 milionë euro shtesë për kompanitë e transportit publik.

Pavarësisht këtij financimi, operatorët vijojnë të mos përmbushin as standardet minimale të kontratës, ndërsa në momente krize kërkojnë mbështetje të re financiare. Marrëveshja e fundit për subvencionimin e naftës është një tjetër shembull i këtij cikli, ku problemet strukturore nuk adresohen, por mbulohen përkohësisht me fonde publike.

Pas një takimi që nisi në orët e para të mëngjesit mes përfaqësuesve të qeverisë dhe operatorëve, u vendos rikthimi i menjëhershëm i shërbimit me kapacitet të plotë. Njëkohësisht, u ra dakord që operatorët të përfitojnë subvencione për çdo litër nafte, ndërsa vlera konkrete do të përcaktohet në ditët në vijim.

“Patëm një takim me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e bashkisë, u dakordësuam që transporti do të rikthehet në normalitet dhe do të ketë subvencion lekë për litër, por do të jetë në diskutime si vlerë. Nga sot do të vazhdojë transporti me kapacitet të plotë, se edhe operatorët duan ta ofrojnë shërbimin siç duhet për shkak të asaj që u pa këto dy ditë. Do të kemi dhe takim tjetër javën që vjen për të diskutuar kërkesat e tjera ekonomike, si TVSH, akcizë, kategoritë që udhëtojnë falas”, tha Dashnor Memaj, kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës.

Megjithatë, thelbi i problemit mbetet i pandryshuar. Qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shumë për një shërbim që nuk përmirësohet, ndërsa kompanitë private përfitojnë vazhdimisht nga fondet publike pa mbajtur përgjegjësi reale për cilësinë e shërbimit. Reduktimi i flotës për të ushtruar presion dhe më pas sigurimi i subvencioneve krijon një precedent të rrezikshëm që dëmton drejtpërdrejt interesin publik.

Transporti publik nuk mund të funksionojë mbi baza krize dhe pazari. Ai është një shërbim jetik për qytetin dhe kërkon standarde të qarta, kontroll të fortë institucional dhe transparencë të plotë mbi fondet publike që shpërndahen. Në të kundërt, çdo “dakordësi” e arritur pas presionit mbetet një zgjidhje e përkohshme që vetëm sa thellon problemin.

Etiketa: reformaeditorialTiranetransporti publik

Të tjera

Tragjedi në Malishevë, shpërthen bombola e gazit: vdesin babai dhe dy fëmijët 9 dhe 12 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në Malishevë, shpërthen bombola e gazit: vdesin babai dhe dy fëmijët 9 dhe 12 vjeç

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të enjte në Malishevë të Kosovës, ku shpërthimi i një bombole gazi në një...

14:40 16/04/2026
30 milionë euro mashtrim me call center-a, zbardhet skema që goditi austriakët
Aktualitet

30 milionë euro mashtrim me call center-a, zbardhet skema që goditi austriakët

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore për operacionin ndaj disa call center-ave në Tiranë, të akuzuar për mashtrimin e...

11:48 16/04/2026
Para
Tragjedi në Malishevë, shpërthen bombola e gazit: vdesin babai dhe dy fëmijët 9 dhe 12 vjeç

Tragjedi në Malishevë, shpërthen bombola e gazit: vdesin babai dhe dy fëmijët 9 dhe 12 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tragjedi në Malishevë, shpërthen bombola e gazit: vdesin babai dhe dy fëmijët 9 dhe 12 vjeç

Tragjedi në Malishevë, shpërthen bombola e gazit: vdesin babai dhe dy fëmijët 9 dhe 12 vjeç

14:40 16/04/2026
“Dakordësi” pas kaosit në Tiranë: qytetarët mbajnë barrën, kompanitë marrin subvencione

“Dakordësi” pas kaosit në Tiranë: qytetarët mbajnë barrën, kompanitë marrin subvencione

12:27 16/04/2026
30 milionë euro mashtrim me call center-a, zbardhet skema që goditi austriakët

30 milionë euro mashtrim me call center-a, zbardhet skema që goditi austriakët

11:48 16/04/2026
“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

16:01 15/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.