Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e sotme fshatin Kuman, në Roskovec, ku një çift të moshuarish u gjet pa jetë brenda banesës.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, rreth orës 14:30, shtetasi me iniciale Sh. Rr., rreth 80 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, pushkë, bashkëshorten e tij D. Rr., rreth 75 vjeçe.
Pas këtij akti, i moshuari dyshohet se ka vrarë edhe veten.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në këtë akt tragjik, ndërsa hetimet vijojnë.







