Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kushtetuesja: Mbyllja e Tik-Tok në Shqipëri cenoi lirinë e shprehjes dhe të shtypit

15:03 11/03/2026
Reading Time: 3 min lexim

Gjykata Kushtetuese ka vendosur me shumicë votash se vendimi i qeverisë për mbylljen e platformës TikTok cenon lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Vendimi u mor pas kërkesës së paraqitur nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dhe qendra “Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri” (BIRN), të cilat kundërshtuan vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 151, datë 06.03.2025 për marrjen e masave të përkohshme ndaj platformës online TikTok.

Në njoftimin e vendimmarrjes, Gjykata Kushtetuese bën të ditur se shqyrtoi pretendimet e palëve në lidhje me përputhshmërinë e këtij vendimi me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas gjykatës, kërkuesit legjitimohen të kërkojnë shqyrtimin e çështjes pasi pretendimet lidhen drejtpërdrejt me ushtrimin e lirisë së gazetarëve dhe të mediave.

Gjykata vlerësoi se ndërhyrja e shtetit në aksesin ndaj platformës TikTok përbën kufizim të lirisë së shprehjes dhe të shtypit, ndaj duhej të analizohej nëse ky kufizim ishte i ligjshëm, i justifikuar nga interesi publik dhe proporcional me qëllimin që synonte të arrinte.

Në analizën e saj, Gjykata Kushtetuese thekson se edhe pse mbrojtja e të miturve dhe e të rinjve nga ndikimet negative të rrjeteve sociale përbën një interes publik të rëndësishëm, masa e vendosur nga qeveria nuk përmbush kriterin e proporcionalitetit. Sipas gjykatës, bllokimi i përgjithshëm i një platforme nuk është domosdoshmërisht mjeti i vetëm apo më efektiv për të arritur këtë objektiv.

Gjykata vlerësoi se nuk u provua se autoritetet kishin shqyrtuar mjete të tjera më pak kufizuese për të arritur qëllimin e mbrojtjes së të miturve. Po ashtu, fakti që masa ishte cilësuar si e përkohshme nuk mjafton për ta bërë atë proporcionale, sidomos kur zhvillimet teknologjike të platformave janë të shpejta dhe kufizimi mund të ketë pasoja të gjera në komunikimin publik.

Në vendim theksohet gjithashtu se ligjet ekzistuese që rregullojnë komunikimet elektronike nuk i japin Këshillit të Ministrave autorizim të qartë dhe të parashikueshëm për të vendosur një bllokim të përgjithshëm të një platforme online për të gjithë përdoruesit në territorin e Shqipërisë. Për këtë arsye, sipas Gjykatës, kriteri që kufizimi të jetë “vetëm me ligj” nuk është përmbushur.

Gjykata rrëzoi pretendimin për cenim të lirisë së veprimtarisë ekonomike, duke vlerësuar se kërkuesit nuk arritën të provojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes vendimit të qeverisë dhe dëmit ekonomik të pretenduar.

Megjithatë, për sa i përket lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, gjykata arriti në përfundimin se ndërhyrja nuk përmbush kriterin e proporcionalitetit të parashikuar nga neni 17 i Kushtetutës. Për këtë arsye, kjo pjesë e kërkesës u pranua dhe u konstatua cenimi i këtyre lirive.

Gjykata thekson gjithashtu se edhe pse vendimi i qeverisë nr. 151/2025 nuk është më në fuqi për shkak të zëvendësimit me një vendim tjetër të mëvonshëm, çështja paraqet interes publik dhe meriton shqyrtim në themel.

Vendimi përfundimtar i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese pritet të shpallet brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji për organizimin dhe funksionimin e kësaj gjykate.

Të tjera

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend
Aktualitet

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Mijëra qytetarë u mblodhën sërish sot në protestën e 17-të kundër qeverisë Rama, ku mes zërave që folën në podiumin...

23:38 16/06/2026
Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë
Aktualitet

Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

Artisti Robert Aliaj i është bashkuar protestës së 17-të ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, duke mbajtur një qëndrim...

23:10 16/06/2026
Para
Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

23:38 16/06/2026
Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

23:10 16/06/2026
“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

15:03 16/06/2026
Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

14:26 16/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English