Skip to content
Të Gjitha

Aksidentet e rradhës në rrugët e vendit, viktima në Korçë dhe Laç

· 1 min lexim

Dhe aksidentet s’kanë të sosur, kjo është e para gjë që të vjen në mëndje në vendin tonë.

Edhe nëse dëshiron të mos e mendosh, shoferët dhe përdoruesit e rrugës, vështirë se janë dakort.

Kështu 49 vjeçari me iniciale K.N, 49 vjeç, duke drejtuar motoçikletën ka përplasur një këmbësore të moshuar me iniciale N.L. në Korçë.

E aksidentuara është dërguar në spitalin rajonal dhe sipas bluzave të bardha gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë.

Sikur të mos mjaftonte, një tjetër aksident ndodhi në rrugën Milot-Laç.

Një 23 vjeçar përplasi me makinë, shtetasen me iniciale Z.D, 44-vjeç, e cila ndërroi jetë menjëherë.

Në të dyja rastet, grupi hetimor është në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve.