A e shkeli apo jo Kushtetutën, presidenti Ilir Meta me anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Për ta mësuar të vërtetën “lakuriqe”, Kuvendi i ka drejtuar 8 pyetje Komisionit të Venecias.
Pikërisht për këtë çështje, ky komision do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë, me 10-11 shtator.
Sipas njoftimit zyrtar, delegacioni pritet të takojë presidentin “fajtor” Meta, kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës.
Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kryetarin në detyrë të Gjykatës Kushtetuese.