Skip to content
Të Gjitha

Me kërkesë të Kuvendit, “Venecia” në kryeqytet për të “hetuar” Presidentin

· 1 min lexim

A e shkeli apo jo Kushtetutën, presidenti Ilir Meta me anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Për ta mësuar të vërtetën “lakuriqe”, Kuvendi i ka drejtuar 8 pyetje Komisionit të Venecias.

Pikërisht për këtë çështje, ky komision do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë, me 10-11 shtator.

Sipas njoftimit zyrtar, delegacioni pritet të takojë presidentin “fajtor” Meta, kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës.

Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kryetarin në detyrë të Gjykatës Kushtetuese.