Bushati: PD ka 10 vjet që denoncon për zonat e mbrojtura, heshti për Zvërnecin kur bëhet fjalë për Trump-Kushner

Analisti Andi Bushati ka kritikuar ashpër qëndrimin e Partia Demokratike lidhur me investimin e përfolur Trump-Kushner në Ishulli i Sazanit, duke e cilësuar deklaratën e Sali Berisha si manipulim të qëllimshëm për shkak se nuk u përmend rasti i Zvërnec.
Sipas Bushatit, PD ka denoncuar prej vitesh nxjerrjen e zonave të mbrojtura nga ligji për t’ua shpërndarë oligarkëve, por në rastin e emrave si Donald Trump dhe Jared Kushner ka zgjedhur të heshtë.
“Berisha manipuloi, një politikan merret me momentin. Ivanka shkoi në Zvërnec. Kjo opozitë ka skemën tipike që ka 10 vjet që denoncon nxjerrjen nga ligji të zonave të mbrojtura, ku oligarkë shqiptarë kanë blerë përballë tokat, vjen një emër i madh, mbyllet deal-i dhe shiten apartamente. Këtë opozita duhet ta denoncojë.
Kush është kali i betejës së opozitës sot? Që ne jemi në pamundësi për të përfaqësuar opozitarizmin, sepse është shkallmuar demokracia, nuk ka zgjedhje. Këta të bëhen kundër LGBT, Soros, por nuk ka qytetar me inteligjencë mesatare që mendon se përmes një aleance me Trump mund të rikthesh parametrat demokratikë. Më shumë mund ta shpresoje me demokratët e Soros që të kishin skrupuj për një fasadë demokratike, por që Trump të dëgjojë që ai vendi ballkanik atje po lëngon nga një autokrat.
Dhjetë ndjekës budallenj, që t’u thuash do na heqë Trump Ramën si Maduro, PD do t’i ketë gjithmonë, por ndjekësin cilësor, që thotë ke 10 vjet që denoncon për zonat e mbrojtura, por për Trump mbyll gojën, ia heq tharmin e opozitarizmit, nuk ke interesa kombëtare, je aktor i një loje të vogël. Njerëzit e kuptojnë dhe nuk të ndjekin”, tha Bushati.
Bushati theksoi se shmangia e çështjes së Zvërnecit dhe përqendrimi vetëm te Sazani dobëson kredibilitetin opozitar dhe dëmton kauzën e mbrojtjes së interesit publik dhe të zonave të mbrojtura.
Lexo më tej
“Ku është mami?”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, djali 12-vjeçar përfundon në strehimore
Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt në Kosovë ka lënë pas një tjetër viktimë të dhunës: djalin e saj…
Vrasja e Arlinda Zekajt, një muaj paraburgim për ish-bashkëshortin! Gjashtë raste penale ndaj tij, katër vetëm këtë vit
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt, e cila…
Vrau 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula dhe e futi në valixhe, burg përjetë ish-të dashurit
Gjykata e Assizes në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, ish-të dashurin e 22-vjeçares…
“Arlinda thoshte se burri do ta vriste”/ Mikesha mes lotësh: Ishte dënuar në SHBA për dhunë, dyshoj se vrasja u planifikua
Dëshmi tronditëse për jetën e Arlinda Zekajt, 49-vjeçares që u vra në Pejë, vetëm tre ditë pasi kishte…