Bushati: PD ka 10 vjet që denoncon për zonat e mbrojtura, heshti për Zvërnecin kur bëhet fjalë për Trump-Kushner

Analisti Andi Bushati ka kritikuar ashpër qëndrimin e Partia Demokratike lidhur me investimin e përfolur Trump-Kushner në Ishulli i Sazanit, duke e cilësuar deklaratën e Sali Berisha si manipulim të qëllimshëm për shkak se nuk u përmend rasti i Zvërnec.
Sipas Bushatit, PD ka denoncuar prej vitesh nxjerrjen e zonave të mbrojtura nga ligji për t’ua shpërndarë oligarkëve, por në rastin e emrave si Donald Trump dhe Jared Kushner ka zgjedhur të heshtë.
“Berisha manipuloi, një politikan merret me momentin. Ivanka shkoi në Zvërnec. Kjo opozitë ka skemën tipike që ka 10 vjet që denoncon nxjerrjen nga ligji të zonave të mbrojtura, ku oligarkë shqiptarë kanë blerë përballë tokat, vjen një emër i madh, mbyllet deal-i dhe shiten apartamente. Këtë opozita duhet ta denoncojë.
Kush është kali i betejës së opozitës sot? Që ne jemi në pamundësi për të përfaqësuar opozitarizmin, sepse është shkallmuar demokracia, nuk ka zgjedhje. Këta të bëhen kundër LGBT, Soros, por nuk ka qytetar me inteligjencë mesatare që mendon se përmes një aleance me Trump mund të rikthesh parametrat demokratikë. More mund ta shpresoje me demokratët e Soros që të kishin skrupuj për një fasadë demokratike, por që Trump të dëgjojë që ai vendi ballkanik atje po lëngon nga një autokrat.
Dhjetë ndjekës budallenj, që t’u thuash do na heqë Trump Ramën si Maduro, PD do t’i ketë gjithmonë, por ndjekësin cilësor, që thotë ke 10 vjet që denoncon për zonat e mbrojtura, por për Trump mbyll gojën, ia heq tharmin e opozitarizmit, nuk ke interesa kombëtare, je aktor i një loje të vogël. Njerëzit e kuptojnë dhe nuk të ndjekin”, tha Bushati.
Bushati theksoi se shmangia e çështjes së Zvërnecit dhe përqendrimi vetëm te Sazani dobëson kredibilitetin opozitar dhe dëmton kauzën e mbrojtjes së interesit publik dhe të zonave të mbrojtura.
Read next
Natë tmerri në Vlorë/ Hoteli përfshihet nga flakët, pushuesit hidhen nga ballkonet! 6 të lënduar, një vajzë me djegie në thuajse 100% të trupit
Një natë pushimesh është kthyer në makth në Lungomaren e Vlorës, ku një zjarr i fuqishëm ka përfshirë…
Protestë në Rrogozhinë kundër reformës territoriale: Nuk duam bashkim me Kavajën
Banorët e Rrogozhinës kanë protestuar këtë të premte kundër ndryshimeve të propozuara në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale, duke…
Gazeta zvicerane: Rama kontrollon bumin e ndërtimeve, “Albanian Files” shihet si aktakuzë ndaj tij
Gazeta zvicerane Tages-Anzeiger i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te projekti në Zvërnec, bumi…
“Tigrat” rrinë fikur, fatura nuk ndalet: KESH hap tenderin 23 mln dollarë pas qindra milionëve të shpenzuara
Dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë, të njohura si “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, vazhdojnë të prodhojnë…