Skip to content
Kryesore

Balluku flet për paketa ndihme për përmbytjet, pasi fondet i vodhi me qeverinë e saj

· 2 min lexim

Belinda Balluku doli në Novoselë dhe foli për emergjencë, për erëra të forta dhe për paketa të reja dëmshpërblimi. Në deklaratën e saj për mediat, ajo tha:

“Kryeministri është duke dizenjuar në këto momente, së bashku me Ministrinë e Financave, një paketë e cila do të garantojë dëmshpërblimin si për pjesën bujqësore, ashtu edhe për banesat”.

Pra, Balluku flet për fonde të reja. Me paratë tona.

Por e vërteta që nuk thuhet është kjo: fondet për parandalimin e përmbytjeve janë vjedhur, nga vetë Balluku dhe qeveria e saj. Paratë që duhej të shkonin për pastrimin e kanaleve, për mbrojtjen e zonave të rrezikuara, për investime reale që të mos përmbytej çdo vit i njëjti territor, nuk shkuan kurrë aty. Janë shpërdoruar dhe zhdukur nga pushteti.

Sot qytetarët po përmbyten jo sepse ra shi, por sepse fondet u vodhën. Dhe tani skema vazhdon pa asnjë turp: hapen fonde të reja nga taksat e qytetarëve për të “dëmshpërblyer” njerëzit që janë dëmtuar pikërisht nga vjedhja e këtyre fondeve. Qytetarët paguajnë dy herë. Një herë kur fondet vidhen. Një herë tjetër kur pushteti hap paketa emergjence.

Ndërkohë, Belinda Balluku nuk del për të dhënë llogari për paratë e vjedhura, por për të menaxhuar pasojën. Ajo paralajmëron edhe rreziqe të tjera, duke thënë:

“Duhet të keni parasysh që në 24 orët e ardhshme presim erëra të fuqishme. Në zonën e Ultësirës Perëndimore do të shkojë deri në 25 metër për sekondë”. Flet për erën, por hesht për vjedhjen.

Menaxhon pasojën e një vjedhjeje që vetë e ka kryer, për të hapur një tjetër cikël fondesh dhe një tjetër mundësi vjedhjeje për veten dhe qeverinë e saj.