Skip to content
Kryesore

Debat pas nderimit të arkeologut që e quajti Shqipërinë “shtet artificial” dhe Butrintin “rastësi historike”

· 1 min lexim

Një aktivitet zyrtar i organizuar nga Ministria e Kulturës ka shkaktuar reagime të forta publike, pasi ndër të ftuarit e nderuar ishte Prof. Richard Hodges, drejtues i Misionit Arkeologjik në Butrint.

Arkeologu dhe studiuesi Auron Tare ka denoncuar ashpër këtë vendim, duke rikujtuar se Hodges është bërë i njohur për deklarata të cilësuara si fyese ndaj historisë shqiptare. Në një video nga ligjëratat e tij në universitete amerikane, Hodges shprehet se “Butrinti rastësisht i mbeti Shqipërisë”, se “Shqiptarët përzunë grekët nga jugu në vitin 1913”, dhe se “Shqipëria është një shtet artificial i krijuar nga një politikan britanik”.

“Sigurisht që çdo studiues ka të drejtën të ketë mendimin e vet,” shkruan Tare, “por kur një personazh kaq hapur anti-shqiptar pritet dhe nderohet nga Ministri i Kulturës, lind pyetja: a ndan edhe ministri të njëjtin mendim me mikun që e nderoi sot?”

Reagimi i tij ka nxitur një valë komentesh në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë e cilësuar “të papranueshme” ftesën dhe nderimin e një figure që mohon elementë themelorë të historisë dhe identitetit shqiptar.

Derisa polemikat vijojnë, Ministria e Kulturës nuk ka dhënë ende asnjë qëndrim për kritikat e Tares dhe reagimin e gjerë publik.