Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Nazarko: Kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain

12:11 02/10/2025
Reading Time: 3 min lexim

Hetimet për aferën e rrugës Korçë-Ersekë kanë marrë përmasa të reja, pasi inxhinieri gjeodet Romeo Nazarko ka zbuluar se kallëzimi penal i depozituar prej tij në SPAK që në vitin 2020 kishte si objekt ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ish-drejtorin e ARRSH-së, Ergys Verdho dhe kompaninë fituese të tenderave, por jo kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai.

Pak ditë më parë, SPAK mori të pandehur Isain, i cili dyshohet se ka abuzuar me tendera të shumtë me vlerë rreth 70 milionë euro. Një pjesë e tyre lidhet me projektin e rrugës Korçë-Ersekë, ku kompania “A & E Engineering” fitoi tenderët për projektimin dhe mbikëqyrjen e punimeve, në konflikt të hapur interesi.

Nazarko shpjegoi në një intervistë se kallëzimi i tij nuk përfshinte Isain, por Ballukun dhe Verdhon. “Ai kallëzim është bërë në vitin 2020, që është drejtori i ARRSH-së, ministrja e Infrastrukturës dhe pronari i firmës. Ju nuk e keni kallëzuar Erion Isain? Jo, nuk e kam kallëzuar. Por është ai që është thirrur. Janë thirrur edhe zonja Balluku e Verdho, por sot për sot kanë dalë Isai dhe 7 punonjës të Bashkisë,” tha ai.

Rruga Korçë-Ersekë, e gjatë 35 km, ka kushtuar 72,4 milionë euro pa TVSH, një kosto që u trefishua nga qeveria Rama. Aksin duhej të kishte përfunduar në qershor 2023, por afatet u shtynë dhe pak para inaugurimit një pjesë e saj u shemb, ende pa u hapur për qarkullim. Punimet u kryen nga kompania “A.N.K.” e familjes së ish-deputetit Ndue Kola.

Nazarko shpjegoi arsyet pse vendosi të kallëzojë projektin: “Jam nga fshati ku duhej të mbaronte vepra dhe si inxhinier e kuptova menjëherë se projekti nuk përputhej me terrenin. Rruga u ndryshua nga gjurma e miratuar fillimisht në vitin 2010 dhe u vendos në një aks të paqëndrueshëm, me ujëra nëntokësorë. Për pasojë, rruga dhe ura ranë. Gjithçka ishte një projekt fiktiv, i bërë në zyrë, jo në terren.”

Sipas tij, ndërtimi i gjurmës së re dëmtoi tokat bujqësore, i copëtoi pronat dhe pengoi fermerët. “Në vend që të kishte zhvillim, u krijuan probleme të reja. Kostoja u rrit pesëfish, nga 1 milion euro për km në 5 milionë. Ky ishte qëllimi i vetëm.”

Nazarko shtoi se kishte paralajmëruar edhe drejtorin e ARRSH-së për këtë aferë, duke i thënë se e dinte paraprakisht emrin e kompanisë fituese të tenderit. Ai tregoi gjithashtu se ka marrë kërcënime për kallëzimin, por pa pasoja ligjore, pasi kishte vepruar mbi bazën e fakteve.

Lidhur me përfshirjen e Erion Isait, Nazarko theksoi se ai nuk ishte objekt i kallëzimit të tij, por përfshihet në dosje pas përgjimeve dhe bashkimit të çështjeve të viteve 2004 dhe 2020. “Unë e lajmërova që po veprohej gabim, por nuk më dëgjoi,” tha ai.

Inxhinieri theksoi se gjashtë punonjës të ARRSH-së u dënuan në vitin 2021 për shkelje në këtë projekt, duke vërtetuar se ai kishte pasur të drejtë. Megjithatë, ai mbajti përgjegjësi morale, duke thënë se nëse kritikat e tij do të ishin dëgjuar në kohë, do të ishte shmangur një gabim i madh.

“Dosja u vonua pesë vite dhe rruga u bë. Dimrin që vjen do shihni çfarë problemesh do ketë me ngricat, sepse rruga nuk ka ekspozim ndaj diellit. Minimumi që duhet të bëhet është asfaltimi i gjurmës së vjetër, që njerëzit të kenë një alternativë të përdorshme,” përfundoi Nazarko.

Të tjera

Në Shqipëri duhet të punosh dy dekada për të blerë një banesë, më shumë se kudo në Europë
Aktualitet

Në Shqipëri duhet të punosh dy dekada për të blerë një banesë, më shumë se kudo në Europë

Blerja e një apartamenti në Tiranë është kthyer në një sfidë të pakapërcyeshme për qytetarët që mbështeten vetëm në të...

12:32 02/10/2025
Skandal në QSUT/ Barnat e skaduara mbahen si aktive, pacientët me kancer në rrezik
Aktualitet

Skandal në QSUT/ Barnat e skaduara mbahen si aktive, pacientët me kancer në rrezik

Një tjetër skandal tronditës ka dalë në dritë nga sistemi shëndetësor shqiptar. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka...

11:48 02/10/2025
Para
Në Shqipëri duhet të punosh dy dekada për të blerë një banesë, më shumë se kudo në Europë

Në Shqipëri duhet të punosh dy dekada për të blerë një banesë, më shumë se kudo në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Në Shqipëri duhet të punosh dy dekada për të blerë një banesë, më shumë se kudo në Europë

Në Shqipëri duhet të punosh dy dekada për të blerë një banesë, më shumë se kudo në Europë

12:32 02/10/2025
Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Nazarko: Kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain

Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Nazarko: Kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain

12:11 02/10/2025
Skandal në QSUT/ Barnat e skaduara mbahen si aktive, pacientët me kancer në rrezik

Skandal në QSUT/ Barnat e skaduara mbahen si aktive, pacientët me kancer në rrezik

11:48 02/10/2025
Horoskopi: 2 tetor 2025

Horoskopi: 2 tetor 2025

09:58 02/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.