Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një vajzë 16-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga një pallat në ndërtim në rrugën “Gjon Buzuku”. Si pasojë e rënies nga lartësia, e mitura ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor është angazhuar për të identifikuar viktimën dhe për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi motivet që mund të kenë çuar në aktin fatal.
Hetimet janë në vijim për të zbuluar rrethanat e plota dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet e kësaj tragjedie që ka tronditur Tiranën.