Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë, vëllai i përjashtuar nga mbrojtja akuzon SPAK-un

20:58 19/09/2025
Reading Time: 2 min lexim

Fitim Dumani, vëllai i vogël i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, ka deklaruar se është përjashtuar nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve pa asnjë shpjegim nga SPAK. Në një intervistë për “Ma Shqip” me Flamur Vezaj, ai tha se vendimi i lë atë dhe familjen e tij nën rrezik të vazhdueshëm.

Sipas tij, SPAK i ka vendosur kushte që mbrojtja mund të rikthehet vetëm nëse vëllai tjetër, Dashnor Dumani, pranon të bëhet i penduar. “Më hoqën nga mbrojtja pa asnjë shpjegim dhe nuk më lejojnë të takoj as fëmijët e mi, të cilët janë në program. Më thanë se, nëse pendohet Dashnori, atëherë unë do të rikthehem në program. Por kjo nuk ka ndodhur,” tha Fitimi.

Ai tregoi se aktualisht në program janë vetëm prindërit e tij, bashkëshortja dhe vajzat, ndërsa gruaja dhe fëmijët e Nuredin Dumanit janë larguar nga Shqipëria dhe kanë marrë azil jashtë vendit. Edhe motra e tij ka kërkuar azil, por nuk e ka fituar pavarësisht garancive që, sipas saj, i kishte dhënë SPAK. Ndërkohë, familja e Dashnor Dumanit nuk është më nën mbrojtje, pasi, sipas Fitimit, po i bëhet presion që ai të pranojë të bashkëpunojë.

Dumani shprehet i shqetësuar për sigurinë e familjes, duke thënë se mbrojtja nuk ofrohet realisht nga policia. “Na kanë lënë në të njëjtin vend prej katër vitesh, aty ku shkojnë e na takojnë kriminelët. Policët nuk rrinë aty, vetëm pyesin në telefon ‘a doni të vijmë sot apo jeni në rregull?’. Madje persona në kërkim kanë shkuar e kanë takuar prindërit e mi,” rrëfeu ai.

Ai akuzoi se agjentët janë të papërgatitur dhe të lidhur me kriminelët. “Kur Nuredinin e dërgonin në vendngjarje apo spital, i jepnin pistoletë, i thoshin ‘mbaje se ti di ta përdorësh më mirë se ne’. Kjo është situata ku jetojmë,” tha Fitimi.

Për këto shqetësime, ai thotë se ka folur disa herë edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani, por ka marrë vetëm premtime të pambajtura. “Më morën me forcë në burg dhe më thanë ‘mos ke merak’. Pas dy vitesh më përjashtuan nga programi pa asnjë shpjegim. Kur nuk doja, më mbajtën me dhunë, tani që dua mbrojtje, më nxjerrin,” tha ai.

Fitimi e akuzon SPAK se po përdor Nuredin Dumanin vetëm për propagandë dhe jo për drejtësi të vërtetë. “Unë s’kam lidhje me dëshmitë e tij. Ai ka folur për krimet e veta, ndërsa familja jonë nuk ka asnjë garanci. Fëmijët nuk lejohen të dalin as në plazh dhe unë nuk mund t’i takoj,” u shpreh ai.

SPAK, sipas “Ma Shqip”, nuk ka kthyer ende një përgjigje lidhur me akuzat e Fitim Dumanit.

Të tjera

26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare i kërkojnë Niko Peleshit të mos kufizojë gazetarët në Kuvend
Aktualitet

26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare i kërkojnë Niko Peleshit të mos kufizojë gazetarët në Kuvend

Një grup prej 26 organizatash ndërkombëtare dhe shqiptare për lirinë e medias dhe shoqërinë civile i kanë dërguar sot një...

15:34 19/09/2025
Shpërthim në banesën e Xhelal Mziut: Deputeti i PD-së, nga akuzat për dhunë dhe korrupsion tek sulmi me eksploziv
Aktualitet

Shpërthim në banesën e Xhelal Mziut: Deputeti i PD-së, nga akuzat për dhunë dhe korrupsion tek sulmi me eksploziv

Një shpërthim me lëndë plasëse tronditi pas mesnate qytetin e Kamzës, duke pasur në shënjestër banesën e deputetit të Partisë...

11:46 19/09/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë, vëllai i përjashtuar nga mbrojtja akuzon SPAK-un

Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë, vëllai i përjashtuar nga mbrojtja akuzon SPAK-un

20:58 19/09/2025
26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare i kërkojnë Niko Peleshit të mos kufizojë gazetarët në Kuvend

26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare i kërkojnë Niko Peleshit të mos kufizojë gazetarët në Kuvend

15:34 19/09/2025
Shpërthim në banesën e Xhelal Mziut: Deputeti i PD-së, nga akuzat për dhunë dhe korrupsion tek sulmi me eksploziv

Shpërthim në banesën e Xhelal Mziut: Deputeti i PD-së, nga akuzat për dhunë dhe korrupsion tek sulmi me eksploziv

11:46 19/09/2025
Mjeshtrat e betonit nuk kursejnë as jetimët: Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” do të shembet për t’i lënë vend kullave të oligarkëve

Mjeshtrat e betonit nuk kursejnë as jetimët: Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” do të shembet për t’i lënë vend kullave të oligarkëve

10:54 19/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.