Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Babi, hajde për darkë, ndoshta nuk shihemi më’/ Motrat humbin jetën, vëllai 7-vjeçar lufton me leuçeminë

00:02 13/09/2025
Reading Time: 3 min lexim

Në një dhomë spitali në Romë, një djalë i vogël vetëm 7 vjeç po lufton për jetën. Isli Dhimaku vuan nga leuçemia dhe trajtohet në spitalin “Bambino Gesu” me ndihmën e Fondacionit Firdes. Ai buzëqesh me pafajësinë e fëmijës dhe nuk e di se dy motrat e tij, Elvisa dhe Rozina, me të cilat ndante gjithçka, tashmë e shohin nga qielli.

Nëna e tij, mes lotëve e falënderimeve, gjeti forcë të thotë:

“Deri tani, kurimi ka ecur mirë. Faleminderit shumë shqiptarëve”, duke shpresuar që solidariteti i njerëzve të vazhdojë ta mbajë gjallë shpresën.

Por në këtë betejë të përditshme me sëmundjen, mbi familjen rëndon një tragjedi e dyfishtë. Muajin e kaluar, dy motrat e Islit humbën jetën në një aksident rrugor. Elvisa dhe Rozina, dy vajza që kishin zgjedhur të mbështesnin familjen dhe të ndiqnin rrugën e dijes, u shuan papritur, duke lënë pas dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një prind.

Babai i tyre, Riza Dhimaku, foli me një zë të dridhur:

“Të gjithë jemi me makina, të gjithë jemi shoferë. Pas atij aksidenti kanë ndodhur të tjera në zonën tonë. Ju lutem, ikni me mend në kokë, nuk ju ka borxh askush. Çdo gjë vjen nga shpejtësia dhe alkooli. Nuk ka gjë që mund ta falë, e gjykon Zoti. Unë mund ta fal, por nuk fal zemra, nuk fal shpirti… Sot më ndodhi mua, nesër mund t’i ndodhë një tjetri. Mos dëgjofshim më ngjarje të tilla”.

Në rrëfimin e tij, ai rikthehet tek momenti i fundit me vajzat, një kujtim që tani i përvëlon shpirtin:

“Kur u ndava për herë të fundit nga vajzat e mia, më kërkuan një darkë, vetëm një mbrëmje me mua. Më folën me një zë që më dridhet ende në shpirt: ‘Dalim babi, të lutem, se ndoshta nuk shihemi më’. Nuk pranova. Jo se nuk i doja, por se kursenim çdo lek për kurimin e Islit. Silueta e tyre më është ngulitur në mendje e shpirt. Qëndronin te dera, të heshtura me kokën ulur. I përshëndeta me dorë dhe humba pas kthesës së rrugës”.

Vetëm pak orë më pas, një telefonatë i ktheu botën përmbys:

“Një zë i trazuar më tha: ‘Ka ndodhur një aksident, por nuk jemi të sigurt; mund të jenë vajzat e tua’. M’u ngri zemra. Vrapova nëpër natë, në terr, nëpër gurë e humnera. Në gjysmën e rrugës një therje më çau kraharorin, si parandjenjë tragjedie. Pas dy minutash, një tjetër telefonatë: ‘Riza, bëhu i fortë, vajzat na lanë’. Në atë natë të zezë, mes askundit, humba gjithçka. U ula aty, nuk doja të ngrihesha më”.

Ai kujton me dhembje si i gjeti:

“Flinin mbi xhupat e prindërve, të shtruar mbi gurë. Me duar të njoma mblidhnin çaj dhe e shisnin. Edhe sot, në muret e shtëpisë së tyre, varen tufat e fundit të çajit që ato mblodhën para se të ndodhte aksidenti”.

Dy motrat kishin ëndrra të mëdha. “Elvisa kishte mbaruar studimet për Teknik Laboratori dhe më 1 shtator do të fillonte punë. Rozina këtë vit do të ishte në vitin e tretë për Infermieri. Dëshironin të bëheshin dikushi, por mbi të gjitha, të shëronin vëllain e tyre nga leuçemia”, thotë Riza, duke i kujtuar si engjëj të ndritur që u shuan shumë shpejt.

Historia e familjes Dhimaku është një thirrje e fortë për ndërgjegjësim, një kujtesë se çdo pakujdesi në rrugë mund të marrë jetë të pafajshme dhe të shkatërrojë familje të tëra.

Të tjera

Ndërtime pa leje, falsifikime dhe miliarda nga tenderat/ Rrjeti mafioz ‘Salillari’ dhe heshtja e SPAK-ut
Aktualitet

Ndërtime pa leje, falsifikime dhe miliarda nga tenderat/ Rrjeti mafioz ‘Salillari’ dhe heshtja e SPAK-ut

Nga Arben Llangozi Për vite me radhë, rrjeti i njohur si “Salillari” ka funksionuar si një strukturë e fuqishme kriminale...

19:13 12/09/2025
Diella është projekt privat i Tony Blair; Rama mashtroi asamblenë dhe shqiptarët
Kryesore

Diella është projekt privat i Tony Blair; Rama mashtroi asamblenë dhe shqiptarët

Kryeministri Edi Rama nuk u tregua plotësisht i sinqertë gjatë asamblesë së PS-së, ndërsa tha se ministri AI-Diella ishte një...

18:59 12/09/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

‘Babi, hajde për darkë, ndoshta nuk shihemi më’/ Motrat humbin jetën, vëllai 7-vjeçar lufton me leuçeminë

‘Babi, hajde për darkë, ndoshta nuk shihemi më’/ Motrat humbin jetën, vëllai 7-vjeçar lufton me leuçeminë

00:02 13/09/2025
Ndërtime pa leje, falsifikime dhe miliarda nga tenderat/ Rrjeti mafioz ‘Salillari’ dhe heshtja e SPAK-ut

Ndërtime pa leje, falsifikime dhe miliarda nga tenderat/ Rrjeti mafioz ‘Salillari’ dhe heshtja e SPAK-ut

19:13 12/09/2025
Diella është projekt privat i Tony Blair; Rama mashtroi asamblenë dhe shqiptarët

Diella është projekt privat i Tony Blair; Rama mashtroi asamblenë dhe shqiptarët

18:59 12/09/2025
Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit me 84 vota pro, opozita bojkoton votimin

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit me 84 vota pro, opozita bojkoton votimin

18:42 12/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.