Skip to content
Kryesore

Tragjedi në Durrës: 16-vjeçari mbytet teksa lahej në det

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një i mitur ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, një 16-vjeçar është mbytur aksidentalisht teksa lahej në det.

Viktima është identifikuar me inicialet E. V., banues në të njëjtën lagje ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e plotë të mbytjes.