Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pranë fshatit Shkallë, në Bashkinë Konispol. Nga përplasja e dy motorëve, ka humbur jetën në vendngjarje 70-vjeçari Urim Çaze, banor i Konispolit.
Drejtuesi i motorit tjetër, Besnik Arapi, u plagos rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 10:40, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol, shtetasi K. A., rreth 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një tjetër motomjet, me drejtues shtetasin U. Ç., 74 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi U. Ç. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi tjetër, K. A., ka marrë dëmtime dhe po transportohet për në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.