Vendi ynë vijon të përballet me një valë të fortë të nxehti afrikan, e cila ka ngritur ndjeshëm temperaturat.
Sipas parashikimeve meteorologjike, termometri do të arrijë deri në 41°C në maksimum, ndërsa vlerat minimale do të luhaten nga 18°C deri në 25°C.
Moti do të mbetet kryesisht i kthjellët, me orë të gjata dielli në të gjithë territorin. Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, herë pas here, mund të arrijë 8-12 m/s.
Në brigjet detare, valëzimi do të jetë i lehtë, me forcë 1-2 ballë. Sipas sinoptikanëve, temperaturat e larta pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, duke e mbajtur vendin nën ndikimin e plotë të masave të nxehta ajrore nga Afrika.