Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap i armatosur me një pushkë gjatë një kontrolli në kryqëzimin e Valiasit në Tiranë.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi Gerald Qordja, banues në Babrru, po udhëtonte me një automjet tip “Audi” kur u ndalua për kontroll.
Në kuadër të operacionit “Kryqëzimi”, i zhvilluar nga Komisariati Nr. 5, në automjetin dhe banesën e të riut u gjetën dhe sekuestruan një pushkë me municion, një thikë, pranga me ngjyrë të ngjashme me ato të policisë dhe një kapuç për maskim.
Materialet e këtij rasti iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.