Efektivët e Korçës kanë arrestuar një 35-vjeçar me iniciale M.M, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.
Sipas policisë, i arrestuari ishte konfliktuar me punonjësit e një firmë ndërtimi.
Ai pretendonte se punonjësit kishin cënuar pronën e tij.
Mësohet se i riu kishte precedentë të mëparshëm në fushën e narkotivë dhe dhunës së familje.
Materialet procedurale, i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Korçë,
Konfliktohet me punonjësit e një firme ndërtimi, me pretendimin se po i cënonin pronën, si edhe kundërshtoi me dhunë e nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat, arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.M.,banues në fshatin Kamenicë, (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje).
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kamenicë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Policisë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, ku kanë konstatuar shtetasin M.M., duke u konfliktuar me disa punonjës të një firme ndërtimi, me pretendimin se punimet e kryera nga firma e tyre për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat, i kishin cënuar pronën e tij.
Në momentin kur punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ky shtetas, i ka kundërshtuar me dhunë, si edhe nuk i është bindur urdhrit të tyre, gjatë shoqërimit për në ambjentet e Komisariatit.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.