Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Paradoksi në tryezë/ Shqipëria “mbytet” nga peshku kinez, prodhimi ynë vendas noton drejt Europës

13:28 02/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në Shqipëri, deti është kthyer në një kartolinë që shërben për turizëm, por jo për ushqim. Ndërsa peshku ynë më i freskët dhe më cilësor niset çdo ditë drejt tryezave europiane, në tregjet dhe restorantet shqiptare dominojnë prodhimet e ngrira që vijnë nga Kina, Bangladeshi, India, Pakistani e vende të tjera të largëta, që vetë Europa i mban larg për arsye sigurie ushqimore.

Një vështrim më i thellë mbi të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të siguruara nga televizioni “Ora News”, zbulon një realitet që nuk përtypet lehtë. Vetëm në vitin 2023, në Shqipëri janë importuar mbi 7.5 milionë kilogramë peshk dhe fruta deti. Në vitin 2024, kjo sasi ka njohur rritje të ndjeshme, duke kaluar në mbi 8.6 milionë kilogramë. Edhe më alarmant është fakti se vetëm për gjysmën e parë të vitit 2025, në vend kanë hyrë mbi 5.1 milionë kilogramë prodhime deti të importuara. Në krye të listës së vendeve eksportuese për Shqipërinë qëndron Kina, e ndjekur nga India, Pakistani, Indonezia, Gambia, Bangladeshi, Kili, Egjipti dhe të tjera.

Ndërkohë, prodhimi vendas, ai që del çdo ditë nga ujërat tona bregdetare, nuk ka destinacion tregun shqiptar. Ai eksportohet me shpejtësi drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe më gjerë. Vetëm në vitin 2023, janë eksportuar mbi 5.3 milionë kilogramë prodhime deti shqiptare. Në vitin 2024, shifra shkon në pothuajse 5 milionë kilogramë, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë eksportuar mbi 3.5 milionë kilogramë. Italia, Norvegjia dhe Serbia janë tre nga destinacionet kryesore të këtij eksporti.

Ky kontrast thellon një plagë të vjetër: në vend që shqiptarët të përfitojnë nga pasuria natyrore që i rrethon, ata detyrohen të konsumojnë produkte të dyshimta që udhëtojnë me javë në kontenierë frigoriferikë, për t’u shitur më pas si “fruta deti” në tregjet tona. Në një vend me më shumë se 400 kilometra vijë bregdetare, është absurde që konsumi vendas të mbështetet mbi importet nga Azi e Afrikë, ndërkohë që peshku i freskët shqiptar bëhet privilegj i të huajve.

Paradoksi shqiptar është ulur përditë në tavolinën tonë: eksportojmë të freskëtën dhe hamë të ngrirën. Ndërsa shtetet e zhvilluara mbrojnë konsumatorin dhe promovojnë prodhimin vendas, Shqipëria vazhdon të importojë pa kriter dhe të injorojë një nga pasuritë më të mëdha që ka: detin.

Kush përfiton nga ky treg i kthyer përmbys dhe pse nuk ka një politikë serioze që të garantojë së paku prodhimin shqiptar për shqiptarët?

Të tjera

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë
Aktualitet

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

Protesta e zhvilluar para godinës së Parlamenti i Shqipërisë u përshkallëzua në skena dhune, pasi në drejtim të kordonit të...

20:03 10/02/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka ngritur një alarm të fortë për funksionimin e platformës e-Albania, duke paralajmëruar...

18:11 10/02/2026
Para
“Bankers” përfiton 244 milionë lekë në mënyrë të paligjshme, Prokuroria: Mashtrim me qëllim shmangien e taksave

“Bankers” përfiton 244 milionë lekë në mënyrë të paligjshme, Prokuroria: Mashtrim me qëllim shmangien e taksave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

20:03 10/02/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

18:11 10/02/2026
Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

17:50 10/02/2026
10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

14:46 10/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.