Zjarri masiv në malin Shpirag ka avancuar me shpejtësi drejt zonave të banuara, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë fshatrat Paftal dhe Galinë.
Flakët ndodhen vetëm pak metra larg shtëpive, ndërsa era e fortë dhe terreni i thyer po e vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.
Mes panikut dhe pasigurisë, një e moshuar në fshatin Paftal ka refuzuar të lërë banesën, pavarësisht insistimit të ekipeve të ndërhyrjes që po përpiqen ta shpëtojnë nga rreziku i afërt.
Pjesë nga debati:
Pjesëtari i emergjencave: Duhet të evakuoheni, merrni fëmijët dhe dilni në rrugë.
Gazetari: Nuk do largohesh dhe pas urdhrit të dhënë?
E moshuara: Unë do iki, do futem brenda!
Pjesëtari i emergjencave: Jo brenda, do dalësh nga shtëpia!
E moshuara: Ku të vete?
Pjesëtari i emergjencave civile: Shko poshtë nënë, largohu nga vatra e zjarrit!
E moshuara: Ua turp i Zotit, në anë të rrugës të digjet toka aty.