Skip to content
Kryesore

Ngjarje e rëndë në Krujë, babai përplas për vdekje vajzën 4-vjeçare

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerekë të Krujës, ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën pas një aksidenti brenda ambientit të biznesit të familjes.

Sipas informacioneve paraprake, ajo dyshohet se është përplasur aksidentalisht nga babai i saj me makinën.

E mitura u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë nga plagët e marra.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.