Skip to content
Kryesore

Foshnja e sapolindur humb jetën për shkak të neglizhencës së mjekëve te ‘Koço Gliozheni’

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë.

Sipas njoftimit zyrtar, i ati i foshnjës, shtetasi Xh. Q., 34 vjeç, ka paraqitur një kallëzim në polici, duke akuzuar stafin mjekësor për neglizhencë në ofrimin e kujdesit shëndetësor, që sipas tij ka sjellë humbjen e jetës së foshnjës.

Policia ka referuar materialet procedurale në Prokurori për hetime të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes.