Skip to content
Kryesore

Humb jetën turisti te Shkëmbi i Kavajës

· 1 min lexim

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkëmbin e Kavajës, ku një turist 66-vjeçar nga Maqedonia ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:00, kur shtetasi Sh. A. dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë qëndrimit në ujërat e detit.

Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht shkaqet që çuan në humbjen e jetës së tij.