Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rreziku nga gëlltitja e objekteve te fëmijët, mjekja: Lodrat magnetike dhe bateritë mund të shpojnë zorrët

18:18 20/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Anisa Potka, mjeke pediatre në urgjencën pediatrike të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka trajtuar një rast të pazakontë me një fëmijë 3-vjeçar që kishte gëlltitur 13 sfera metalike.

Duke u nisur nga ky rast, mjekja ka ndarë disa këshilla të rëndësishme për prindërit, lidhur me mënyrën se si duhet të veprojnë në situata kur fëmijët gëlltisin trupa të huaj. Ajo thekson se rreziku më i madh paraqitet kur objekti kalon në rrugët e frymëmarrjes, duke e bërë rastin më të vështirë për t’u menaxhuar dhe potencialisht më të rrezikshëm.

“Ky ishte një rast i rrallë, por kemi raste, 3-4 fëmijë në javë që paraqiten të cilët kanë gëlltitur trupa të huaj, siç janë lodrat. Rrezikshmëria më e lartë është kur trupi i huaj kalon në rrugët e frymëmarrjes pasi e bllokon atë. Trupat që gëlltiten por nuk kalojnë në rrugët e frymëmarrjes, me rrezikshmëri janë trupa magnetikë të cilët nëse janë të shumtë në numër, bëjnë tërheqje të mukozës duke çuar deri në shpim të saj. Të rrezikshme janë mjetet e mprehta metalike, gjithashtu bateritë që mund të çojnë në shpim të ezofagut”, shpjegon mjekja.

Ajo nënvizon se në disa raste, prindërit nuk e kuptojnë menjëherë se fëmija ka gëlltitur një objekt, dhe e marrin vesh vetëm kur fëmija shfaq simptoma alarmante si vështirësi në frymëmarrje apo humbje vetëdijeje.

“Ndodhin dhe raste të tilla që fëmija ka gëlltitur diçka dhe prindi nuk e ka parë, në këtë formë prindi e kupton në momentin kur fëmija shfaq shenjat e mbytjes, vështirësi e theksuar në frymëmarrje, fëmija bëhet ngjyrë blu që mund të shoqërohet me humbje të vetëdijes dhe prindi e kupton në moment”, thotë ajo.

Sa i përket mënyrës së trajtimit, Potka tregon se gjithçka nis me pyetjen ndaj prindërve dhe një ekzaminim të përgjithshëm, e më pas vijon me analiza të imazherisë për të lokalizuar trupin e huaj.

“Hapi i parë është anamneza, ne pyesim prindërit për çfarë dyshojnë, hapi i dytë është ekzaminimi objektiv pra vizitë e përgjithshme nga ku kontrollojmë frymëmarrjen, pastaj hapi i tretë është ekzaminimi imazherik, ku bëjmë një grafi për të parë praninë e trupave nëse janë apo jo prezent. Nëse trupi është në rrugët e frymëmarrjes ne bëjmë dhe konsultën me mjekun përkatës dhe trajtohen aty, nëse trupi pastaj ndodhet në traktin tretës, bëjmë shtrimin në pavionin e gastroepatologjisë. Kur trupi ndodhet në traktin tretës, ndodh që trupi të dalë dhe vetë kur trupi nuk është i rrezikshëm”, sqaron Potka.

Një tjetër situatë me rrezikshmëri të lartë është edhe gëlltitja e ilaçeve nga fëmijët, që sipas saj kërkon një trajtim të ndryshëm.

“Fëmijët gëlltisin edhe kur konsumojnë ilaçe, këtu trajtimi është në një formë tjetër. Bëhet shtrimi në Pediatrinë e Përgjithshme dhe trajtohen nga mjeku specialist. Janë shumë të rrezikshme, ndaj këshilla më e rëndësishme për prindërit është ti monitorojnë fëmijët gjithë kohën dhe mos ti lënë asnjëherë vetëm”, përfundon mjekja pediatre.

Etiketa: mjekjaRreziku nga gëlltitja e objekteve te fëmijët

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, 8 të arrestuar

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, 8 të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.