Skip to content
Të Gjitha

Pamje tronditëse/ I luten mes ulërimave që të ndalojë, burri rreh barbarisht gruan në sy të fëmijëve

· 1 min lexim

Ditën e sotme emisioni “Me zemër të hapur” në “News24”, ka transmetuar pamjet dramatike të dy fëmijëve, që ulërasin dhe i kërkojnë babait të ndalojë dhunën ndaj nënës.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes, në zonën e Alliasit në kryeqytet.

Protagoniste në këtë histori është një 31-vjeçare me probleme mendore, nënë e tre fëmijëve, e cila prej vitesh dhunohej nga burri i saj me aftësi të kufizuara.

Në pamjet e transmetuara gjatë emisionit, shihet sesi burri godet gruan, ndërsa në mesin e tyre ndodhet edhe vjehrra.

Për të rrëfyer historinë në studion e emisionit ishte e pranishme nëna e 31-vjeçares, Hanke Pirra.

Ajo ka akuzuar vjehrrën e vajzës së saj si shkaktare të dhunës.