Sekretari i Pergjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ishte i pranishëm ditën e sotme në gjykatë, për procesin e “Babales”.
Bardhi në dëshminë e tij, mohoi të jetë thirrur nga gjykata, shkruan “Balkanweb”.
Më tej ai ka shtuar, se urdhëri për shoqërim të detyrueshëm është i paligjshëm.
Kujtojmë këtu se gjykata kishte urdhëruar shoqërimin me forcë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD.
“S’kam pasur njoftim për të ardhur në seancë. Është i paligjshëm urdhri për shoqërim të detyrueshëm”, tha Bardhi.
Përsa i përket audiopërgjimit, Bardhi u shpreh se ka qenë një investigim gazetaresk.
Pas denoncimit nga PD shtoi ai, Agron Geron Xhafaj, vuajti dënimin.