Skip to content
Kryesore

Gjendet e pajetë 63-vjeçarja amerikane në Sarandë, dyshimet e para

· 1 min lexim

Një grua 63-vjeçare me shtetësi amerikane është gjetur e pajetë paraditen e sotme në banesën e saj në Sarandë. Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, e cila prej disa vitesh jetonte në qytetin bregdetar pasi kishte blerë një apartament.

Trupi i të ndjerës është transportuar fillimisht në morgun e Sarandës dhe më pas do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për autopsi.

Sipas burimeve të para hetimore, dyshohet se shkaku i vdekjes është mbidoza, por kjo mbetet për t’u konfirmuar nga ekspertiza mjeko-ligjore.