Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

18:26 14/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një prej monumenteve më të rralla dhe më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, Tuma e Kamenicës, që daton nga shekulli XII para erës sonë, ka tërhequr vëmendjen e një grupi ekspertësh ndërkombëtarë nga Austria.

Vizita e fundit e tyre, e përbërë nga arkeologë, historianë dhe profesorë nga Universitetet e Vjenës dhe Salzburgut, u zhvillua në kuadër të një turi studimor në vendin tonë.

“Tuma mbetet një pikë kyçe për historinë dhe kulturën tonë. Vlera e saj arkeologjike dhe antropologjike është jashtëzakonisht e madhe, dhe çështjet e datimeve ishin pjesë e diskutimeve tona me kolegët nga Austria,” tha arkeologu shqiptar Olsi Lafe, i cili shoqëroi grupin gjatë vizitës.

Ekspertët austriakë e cilësuan Tumën e Kamenicës si një burim të pazëvendësueshëm për kërkimin shkencor. Rupert Breitwieser, arkeolog nga Universiteti i Salzburgut, theksoi se ishte thellësisht i impresionuar nga zbulimet dhe vendndodhja e monumentit:

“Unë punoj në fushën e arkeologjisë nënujore dhe historisë së mjekësisë. Ky është një vend unik, shumë i rëndësishëm dhe me një lidhje të veçantë mes natyrës dhe trashëgimisë kulturore.”

Në grup ishte edhe Annamaria Lesigang, mësuese e latinishtes në Vienë, e cila u shpreh se kjo eksperiencë e ndihmon të kuptojë më mirë prejardhjen e shumë studentëve të saj nga Ballkani:

“Ka studentë nga Maqedonia, Bosnja e Shqipëria. Ky udhëtim më ndihmon të lidhem më mirë me rrënjët e tyre kulturore.”

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, grupi austriak vizitoi edhe qytetet e Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit, si dhe site arkeologjike si Lini, ku panë nga afër gërmimet pranë liqenit. Sipas tyre, bukuritë natyrore të vendit dhe pasuria nëntokësore janë të jashtëzakonshme.

Barbara Beckenberger, një tjetër pjesëtare e grupit, e krahasoi Tumën e Kamenicës me tumat e ngjashme të zbuluara më parë në Bullgari, duke nënvizuar ngjashmëritë kulturore të rajonit.

Megjithatë, sipas vizitorëve, Shqipëria ka ende shumë për të zbuluar dhe promovuar. Ata apeluan për më shumë investime në kërkim dhe eksplorim, duke theksuar se mbështetja duhet të vijë si nga institucionet vendase, ashtu edhe nga Bashkimi Europian.

Tuma e Kamenicës përfaqëson një nga vendbanimet më të njohura prehistorike në Ballkan. Deri më sot aty janë zbuluar rreth 425 skelete dhe mbi 3,600 objekte arkeologjike, përfshirë qeramikë, stoli prej ari, argjendi, bronzi, hekuri e qelibari. Monumenti mbetet dëshmi unike e praktikave mortore dhe kulturës së hershme të banorëve të lashtë të këtij territori.

Etiketa: Tuma e kamenices

Të lidhura

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët
Aktualitet

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës, i cili ishte aktivizuar mbrëmjen e së dielës, është riaktivizuar sërish këtë të hënë....

18:44 14/07/2025
Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza
Bota

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Të paktën 82 palestinezë humbën jetën të dielën si pasojë e një serie sulmesh ajrore të ushtrisë izraelite në Rripin...

17:53 14/07/2025
Para
Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit 'në luftë' me flakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

18:44 14/07/2025
Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

18:26 14/07/2025
Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

17:53 14/07/2025
Qiratë e apartamenteve, ekspertët zbulojnë faktorët kryesorë të çmimit

Qiratë e apartamenteve, ekspertët zbulojnë faktorët kryesorë të çmimit

17:33 14/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.