Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Apeli i GJKKO ndryshon masën e avokatit në dosjen “Ura”

12:37 11/07/2025
Reading Time: 3 min lexim
Apeli i GJKKO ndryshon masën e avokatit në dosjen “Ura”

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për avokatin Armand Tragaj, duke e zëvendësuar detyrimin për paraqitje me arrest shtëpiak.

Ky vendim u mor të premten nga gjyqtarja Nertina Kosova, pas shqyrtimit të ankimit të Prokurorisë së Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “Ura”.

Tragaj, i hetuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike në katër raste të ndryshme, do të qëndrojë në arrest shtëpiak deri në përfundim të hetimeve, me ndalim të rreptë për t’u larguar nga adresa e përcaktuar.

Ndërsa masat e sigurisë për të tjerët e përfshirë në këtë çështje mbeten të pandryshuara dhe në fuqi sipas vendimeve të shkallës së parë.

Vendimi i plotë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova, sot, më datë 11.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 49 akti, datë 04.07.2025 (regjistrimi), në lidhje me ankimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe ankimet e personave nën hetim: M.K., R.A., S.T., L.Ç., A.P., E.Z., G.Th., A.H., A.M., me objekt:

“Ankim ndaj vendimit nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: caktimi i masave të sigurimit personal shtrëngues ‘arrest në burg’, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ankim ndaj vendimit nr. 53, datë 23.05.2025, të së njëjtës gjykatë, me objekt:

Verifikimin e kushteve për zbatimin e masës së sigurimit dhe nevojat për masat e sigurimit personal të vendosura për personat nën hetim;
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit ‘arrest në burg’, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personat nën hetim, të dyshuar për veprat respektive.”
DHE VENDOSI:

Miratimin e vendimit nr. 53, datë 23.05.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa i përket personave nën hetim B.M. dhe E.D.
Ndryshimin e vendimit nr. 53, datë 23.05.2025, për personin nën hetim A.T., si më poshtë:
Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, me masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj A.T., i biri i L. dhe L., i datëlindjes ***, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (në katër episode), parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal (sipas ligjit penal më të favorshëm, përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021).
Urdhërohet që A.T. të mos largohet nga banesa e tij, e ndodhur në ***.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Miratimin e vendimeve nr. 34, datë 30.04.2025 dhe nr. 53, datë 23.05.2025, për personin nën hetim M.K.
Miratimin e vendimit nr. 53, datë 23.05.2025, që konfirmon vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, për personin nën hetim R.A.
Miratimin e vendimeve nr. 34, datë 30.04.2025 dhe nr. 53, datë 23.05.2025, për personin nën hetim S.I., alias T.
Miratimin e vendimit nr. 53, datë 23.05.2025, që konfirmon vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, për personin nën hetim L.Ç.
Miratimin e vendimeve nr. 34, datë 30.04.2025 dhe nr. 53, datë 23.05.2025, për personin nën hetim A.P.
Miratimin e vendimit nr. 53, datë 23.05.2025, që konfirmon vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, për personin nën hetim E.Z.
Miratimin e vendimeve nr. 34, datë 30.04.2025 dhe nr. 53, datë 23.05.2025, për personin nën hetim G.Th.
Miratimin e vendimeve nr. 34, datë 30.04.2025 dhe nr. 53, datë 23.05.2025, për personin nën hetim A.H.
Miratimin e vendimeve nr. 34, datë 30.04.2025 dhe nr. 53, datë 23.05.2025, për personin nën hetim A.M.
U shpall në Tiranë, më datë 11.07.2025, ora 12:00.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: avokatiOperacioni “Ura”

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Zhdukja e Jani Prengës/ Prokurorët e SPAK përplasen me njëri tjetrin për kopshtarin e kompleksit “Golden”

Zhdukja e Jani Prengës/ Prokurorët e SPAK përplasen me njëri tjetrin për kopshtarin e kompleksit “Golden”

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English