Skip to content
Kryesore

Aksidenti i dytë brenda pak orësh në aksin Lezhë–Shkodër, ndërron jetë një turist i huaj me motor

· 1 min lexim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë paradite në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.

Një turist i huaj që udhëtonte me motor ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet në lëvizje.

Përplasja ka qenë fatale për motoristin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve të shpejta të shërbimeve të emergjencës.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë në këtë segment rrugor brenda pak orësh, pasi gjatë mesnatës u regjistrua një tjetër përplasje ku mbeti i plagosur rëndë një person.