Kur e bija u sëmur nga bajamet në mesin e qershorit, Luljeta e çoi recetën e mjekut tek të afërmit e saj në Itali, por nuk i mori dot medikamentet që i nevojiteshin. Gruaja [emri u ndryshua me kërkesë të saj] i tha BIRN se farmacistja italiane kishte mbetur e befasuar, pasi në recetë ishte shënuar vetëm emri tregtar i medikamentit dhe jo ai xhenerik.
“Farmacistja kërkoi gjithashtu të dinte peshën e fëmijës, kohëzgjatjen e mjekimit dhe mënyrën e marrjes së tij, të cilat nuk ishin shënuar,” tha ajo duke shpjeguar refuzimin.
Në fakt, receta që vuri në dispozicion Luljeta përshkruante Augumentin dhe Zyrtec – të dyja marka tregtare që përdoren respektivisht për antibiotikun Amoxicillin + Acid Clavulanic si dhe për medikamentin kundër alergjisë, Cetirizine.
Ky nuk është një rast i izoluar.