Skip to content
Të Gjitha

E reja gjendet e pajetë në katin e 7 të banesës

· 1 min lexim

Një 20-vjeçare është gjetur e pajetë në tarracën e katit të shtatë të një banese në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Pejë.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka konfirmuar për gazetën “Express”, se B.L. dyshohet se është vetëvrarë.

Menjëherë drejt vendngjarjes është nisur një grup hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Ekipi mjekësor pas këqyrjes paraprake, ka konstatuar se 20-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë trupi i të resë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet edhe ekspertizës.

Në komunikatën e ekipit mjekësor, thuhet se 20-vjeçarja kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.