Skip to content
Kryesore

Zjarr në kabinën elektrike të një pallati në Gjirokastër

· 1 min lexim

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në kabinën elektrike të një pallati 4-katësh në lagjen “18 Shtatori” të qytetit të Gjirokastrës, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve.

Flakët përfshinë kabinën në katin përdhes, por fatmirësisht katastrofa u shmang, falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve.

Banorët kanë lajmëruar menjëherë autoritetet, ndërsa ekipet e zjarrfikëses mbërritën në kohë rekord, të pajisura me mjetet përkatëse, duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve, të cilat po përhapeshin me shpejtësi.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa falë ndërhyrjes efikase u parandalua edhe dëmtimi i apartamenteve dhe objekteve të tjera.

Shkaku paraprak i zjarrit dyshohet të jetë mbingarkesa e rrjetit elektrik, çka ka çuar në mbinxehje dhe më pas në ndezjen e kabinës.

Banorët janë jashtë rrezikut, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe për të kontrolluar gjendjen teknike të instalimeve elektrike në ndërtesë.