Skip to content
Të Gjitha

Bashkia e Korçës hap tregun pas protestës së fermërëve: Do të shesin vetëm natën

· 1 min lexim

Bashkia e Korçës i ka dhënë një zgjidhje ankesave të fermerëve, të cilët u ngritën dje në protestë.

Për të eliminuar përplasjet mes tregtarëve të pakicës dhe fermerëve, bashkia vendosi që fermerët të shesin gjatë natës.

Tregu do të hapet në orën 00:00 dhe do të mbyllet në 08:00, ndërsa të gjithë fermerët duhet të pajisen me licensë tregtari, shkruan “Shqiptarja.com”.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme fermerët u ngritën në protestë, pasi Bashkia e Korçës kishte ndaluar që të shisnin në treg, ata që nuk janë të pajisur me nipt tregtari.

Të revoltuar nga kjo situatë, fermerët bllokuan Unazën e qytetit dhe filluan që të hidhnin produktet e tyre në tokë.

Ata thanë se janë të dëmtuar, pasi tregu i shumicës shet me pakicë.

Në të njëjtën kohë fermerët kërkuan edhe uljen e qirasë, pasi sipas tyre është e papërballueshme.